Bonnuci shpjegon arsyen se pse u largua nga Juve për Milanin: Më shiten për 30 milionë euro - NACIONALE

Bonnuci shpjegon arsyen se pse u largua nga Juve për Milanin: Më shiten për 30 milionë euro

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ish mbrojtësi Leonardo Bonucci ka folur për dëshirën që kishte për t’u larguar nga Juventusi për AC Milanin, duke konfirmuar se nuk është i penduar ndërsa edhe kritikoi “Bianconerët” për marrëveshjen e bërë me “Rossonerët”.

Bonucci u largua nga Juventusi në verën e vitit 2017, pak kohë pasi humbën finalen e Ligës së Kampionëve.

Italiani ka konfirmuar se u largua nga Juve shkaku që iu ofrua shiriti i kapitenit te rivali.

Do të jesh simboli i rilindjes, do ta japim shiritin e kapitenit”, këto ishin fjalët e klubit rossoner drejt Bonuccit.

I pyetur për vendimin, ai shtoi: “Agjenti më telefonoi dhe më tha se ekziston mundësia e largimit. Pas finales së Cardiff, diçka kishte ngecur te Juventusi”.

Juve dhe unë folëm dhe pastaj vendosëm që rrugët tona të shkojnë në drejtime të ndryshme, pastaj erdhi Milani”.

Në atë moment, merr vendime mbi atë që ke eksperiencë. Një vit më parë, klubi më tha “nuk të shesim as për 100 milionë euro”. Pastaj ata më shiten për 42 milionë euro si dhe De Scigilio ishte i përfshirë gjithashtu, prandaj më shiten për 30 milionë euro. Nuk është që donin të më mbanin me të gjitha kushtet”.

Edhe pse nënshkroi kontratë pesëvjeçare me Milanin, koha e tij në “San Siro” mbaroi shpejtë sepse zgjati vetëm një sezon. Pastaj u rikthye te Juventusi, ku i fitoi edhe dy tituj të Serie A, Kupën e Italisë dhe Superkupën e Italisë.

Lajme të ngjashme