Blick: Ragip Xhaka e padit ish-agjentin e Granitit, Andre Gross - NACIONALE

Blick: Ragip Xhaka e padit ish-agjentin e Granitit, Andre Gross

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Babai i Granitit, Ragip Xhaka ka dërguar padi në gjyq ndaj agjentit Andre Gross, me pretendimet që ky i fundit ia ka borxh rreth 1 milionë franga.

Gross ishte për një kohë të gjatë agjenti i mesfushorit të Arsenalit, por marrëveshja e tyre u mbyll në vitin 2020 pasi shqiptari që përfaqëson Zvicrën ishte i pakënaqur me punën e agjentit, shkruan mediumi zviceran "Blick".

Sidoqoftë, në marrëveshjen me Gross dhe Granitit gjysmën e pagës e kishte fituar babai i lojtarit, Ragipi. Gross e pagoi përreth 10 vite Ragipin, mirëpo jo gjatë edicionit 2019-2020 kur e ndërpren kontratën, pavarësisht që Graniti vazhdoi ta paguante agjentin.

Agjenti i Ragipit, Michael Noth thotë se klienti i tij e kishte bërë të gjithë punën, përveç kontratën pasi nuk e flet gjuhën angleze.

"Sepse ai nuk ka eksperiencën legale dhe nuk flet gjuhën angleze", deklaroi Noth duke u ankuar.

Ndërkohë, në anën tjetër avokati i Gross ka akuzuar Ragipin se dëshiron të fitojë më shumë para pa punuar.

"E tëra karriera e tij ka ndodhur pasi Graniti dhe vëllau i tij Taulanti kishin karrierë të shkëlqyer. Ai ishte kopshtar. Paditësi ishte aty si ndjekës, ndaj njihte pak njerëz. Nuk kishte njohuri as tregu dhe as futbolli".

Sidoqoftë, avokati i Ragipit, Noth deklaroi se kjo është mosrespekt duke thënë se babai i lojtarit kishte kryer të gjitha marrëveshjet duke biseduar edhe me klube si Inter, Milan, Atletico Madrid dhe të tjera.

"Shembulli më i mirë është se Granit kaloi me Borussia Monchengladbach, Ragip dha punën e tij nga kopshti për ta mbështetur atë. Falë punës së Ragipit, shumë klube e donin Granitin ku mund të luante futboll. Ai bisedoi me Interin, Milanin, Atletico Madridin dhe klubet e tjera. Ragipi udhëtoi në këto shtete me shpenzimet e tij, kjo e bën punën gjithashtu".

Seanca është paraparë të zhvillohet në mars, sidoqoftë mund të ndryshojë nëse gjendet një “gjuhë e përbashkët” mes dy palëve.

Lajme të ngjashme