Berat Gjimshiti: Do të provojmë ta mposhtim Bayer Leverkusenin
Mbrojtësi i Bayer Leverkusenit Berat Gjimshiti thotë se e kanë prioritet për ta fituar Ligën e Evropës.
Atalanta pësoi humbje së fundmi në finale, atë të Kupës së Italisë ndaj Jvuentusit.
Gjimshiti që do të jetë kapiten ndaj Leverkusenit, beson se Atalanta e bashkuar mund t’i mposht të pamposhturit.
“Jemi si skuadër, kjo është filozofia jonë. Do të jetë e rëndësishme që të jemi të bashkuar dhe të mbrohemi së bashku”.
“Tani që jam këtu në stadium po e ndjej rëndësinë e lojës. Trajneri bëri një pikë të mirë, nuk kishte kohë për të menduar për të ardhmen, sepse ne kemi pasur shumë ndeshje për të luajtur më parë. E kuptoni në fund të sezonit”.
I pyetur nëse statusi i pamposhtur i Bayer Leverkusen mund të jetë një barrë për ndeshjen e tyre përfundimtare të sezonit 2023-24, shqiptari shpjegoi: “Mund të jetë, por dëshira për të qenë skuadra e parë që t'i mposhtim është gjithashtu një nxitje për ne. Ne do te përpiqemi”.
“Me gjithë këto vite përvojë me Atalantën, më ka mësuar se çfarë do të thotë të jesh konkurrues. Nuk i kam vendosur vetes ndonjë objektiv të kufizuar për sa i përket përmirësimit, por mendoj se ka shkuar mirë. Ju gjithmonë mund të përmirësoheni”, deklaroi ai.
Pas finales, Gjimshiti pritet të jetë ndër liderët e Shqipërisë në Kampionatin Evropian “Euro 2024”.