Benzema: Vini e meritoi Topin e Artë, Rodri s’bën asgjë për të thënë “Wow” - NACIONALE

Benzema: Vini e meritoi Topin e Artë, Rodri s’bën asgjë për të thënë “Wow”

1 vit më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi Karim Benzema e ka “sulmuar” mesfushorin Rodri, duke deklaruar se spanjolli nuk bën asgjë për të mbetur i shokuar, derisa Vinicius Junior e ka merituar Topin e Artë.

Rodri e fitoi Topin e Artë për vitin 2024, ku mposhti në garë yllin e Real Madridit Vinicius Junior.

Për “El Chiringuito”, Benzema deklaroi se Vinicius është i mërzitur që e nuk e fitoi Topin e Artë, ndërsa nuk mbetet asnjëherë i impresionuar nga Rodri.

Fola me Vinin, është i mërzitur... është normale. E meritoi ta fitonte Topin e Artë”.

Nuk kam asgjë kundër Rodrit, është lojtar i mirë, por kur jam në shtëpi dhe shikoj televizionin, Rodri nuk bën asgjë për të më bërë të them “Wow”.

Ndërkohë, shumë yje të futbollit tashmë i kanë dalë pro Viniciusit, ndërsa te Real Madridi besojnë se braziliani nuk e fitoi Topin e Artë vetëm shkaku i UEFA-s.

Përndryshe, për t’i qëndruar prapa lojtarit, “Los Blancos” e bojkotuan tërë ceremoninë e Topit të Artë, duke refuzuar të udhëtojnë për në Francë.

Lajme të ngjashme