Bellingham sërish me paraqitje mbresëlënëse, Real Madridi e mposht me rezultat të thellë Osasunën - NACIONALE

Bellingham sërish me paraqitje mbresëlënëse, Real Madridi e mposht me rezultat të thellë Osasunën

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Jude Bellingham ka bërë sërish një paraqitje mbresëlënëse, me Real Madridin që ka shënuar fitore të thellë 4:0 ndaj Osasunën.

Mesfushori yll i Anglisë nuk ka të ndalur në shënimin e golave. Këtë e bëri dy herë sot për mbretërit.

Vetëm nëntë minuta lojë i mjaftuan mbretërve për të kaluar në epërsi 1:0. Bellingham pranoi një top nga Carvajal, duke shënuar bukur.

Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, me skuadrën e Carlo Ancelottit që shënoi edhe tre gola të tjerë në pjesën e dytë.

Kombinime të bukura në minutën e 54-të, bën që Bellingham të shënonte golin e dytë personal, tani për 2:0.

Vinicius Junior shënoi për 3:0 në minutën e 65-të i asistuar nga Federico Valverde.

Ndërsa për rezultatin përfundimtar u kujdes Joselu që shënoi për 4:0 më minutën e 70-të, kur u asistua nga Vinicius.

Real Madridi me këtë fitore e rrëmben sërish vendin e parë në La Liga, duke dalë mbi Gironën, me 24 pikë të grumbulluara në nëntë takime të zhvilluara.

Lajme të ngjashme