Bellingham për golin akrobatik: Mendova se shënova si Ronaldo, por pastaj pashë dorën time në tokë
Mesfushori i Anglisë Jude Bellingham ka komentuar golin e famshëm që realizoi ndaj Sllovakisë, duke treguar se fillimisht kishte menduar se ka shënuar si Cristiano Ronaldo.
Anglezi realizoi në kohën shtesë kundër sllovakëve, për ta barazuar rezultatin në 1:1, ku pastaj Harry Kane e përmbysi rezultatin për ta dërguar Anglinë në çerekfinalen e “Euro 2024”.
I pyetur për këtë gol akrobatik, Bellingham ka zbuluar se fillimisht kishte menduar që ka realizuar si ylli portugez (goli i famshëm i Ronaldos ndaj Juventusit).
“Kur isha në ajër, po mendoja “Oh Zot”, jam mbi 6 metra mbi tokë dhe është sikur Ronaldo, por kur e shikova sërish ende e kisha njërën dorë në tokë, prandaj s’ishte më akrobatiku por ishte kontakt i mirë”, tha ai.
❗
— The CR7 Timeline. (@TimelineCR7) July 2, 2024
BELLINGHAM:
“When I was in the air I was like MY GOD I’m lightning 6ft off the ground and it’s like Ronaldo, But it was watched it back and I’ve still got one arm on the floor, so it wasn’t the most acrobatic but I think it was a nice contact.“pic.twitter.com/9rZkH7ws12
Ndërkohë, Anglia në çerekfinale do të ketë përballë Zvicrën që befasoi të gjithë duke eliminuar Italinë në 1/8 e finales për “Euro 2024”.
Përndryshe, Bellingham është kritikuar tejmase për paraqitjet e zbehta deri më tani për Anglinë, njësoi si e tërë skuadra angleze.