Bellingham me fjalë të mëdha për Mbappen: Do të jetë lojtar i madh për ne, jep shumë
Mesfushori Jude Bellingham ka dhënë lëvdata për Kylian Mbappen duke e quajtur lojtar i madh, që do ta ndihmojë shumë Real Madridin.
Francezi po vazhdon të kritikohet pavarësisht që shënoi në fitoren 1:3 ndaj Stuttgartit, që ishte goli i parë në fanellën e Realit në Ligën e Kampionëve.
Bellingham pas ndeshjes tha se Mbappe tashmë është inkuadruar në lojën e Realit, ndërsa bashkëlojtarët e duan.
“Ai do të jetë lojtar i madh për ne, këtë sezon dhe pas këtij. Gjithnjë jep shumë, ka shumë presion në një klub si Madridi, por e ka marrë shumë lehtë dhe djemtë e duan tashmë”.
Anglezi ndër të tjera komentoi edhe lëndimin, ku theksoi se mezi priste të kthehet në fushë ngase s’ishte mësuar të jetë i lënduar.
“Tre javë e gjysmë jashtë kanë qenë të vështira. Nuk kam qenë i lënduar kurrë në karrierë, prandaj kur do që të ndodhë jam më i paduruar”.
“Këtë herë e mora ngadalë dhe u pajtova se mund të kthehem nga stoli, por isha i lumtur që nisa nga fillimi”.
“Në pjesën e parë bëra çmos, isha shumë i emocionuar dhe thjesht doja të krijoja dhe të hyja në zonë”.
“Në pjesën e dytë, qëndron pak më thellë por po mësohem të kthehem, të gjej përsëri formën dhe jam i sigurt që do të jem edhe më i mirë këtë sezon”, deklaroi ai.
Real Madridi ndërkohë rikthehet në aksion në vikend, më saktësisht të shtunën me fillim nga ora 21:00.