Bellingham dhe shtatë yje tjerë të Anglisë në listën e gjerë për çmimin ‘Djaloshi i Artë’
Transferimi më i ri i Real Madridit, Jude Bellingham, është një nga tetë futbollistët anglez të zgjedhur në listën e gjerë prej 100 lojtarëve për çmimin ‘Djaloshi i Artë’.
Bellingham, 19 vjeç, emërohet së bashku me lojtarë si Harvey Elliott i Liverpool dhe Rico Lewis i Manchester Cityt.
Trembëdhjetë lojtarë që u shfaqën në Premierligë gjatë sezonit 2022-23 janë në listë.
Prej tyre, katër janë nga Brighton ndërsa Manchester City, Chelsea dhe Liverpool kanë secili nga dy lojtarë të nominuar.
Çmimi, i dhënë lojtarit më të mirë nën 21 vjeç në ligët më të mirë të Evropës, u fitua nga mesfushori i Barcelonës Gavi në vitin 2022.

Jamal Musiala i Bayern Munichut – i cili u rrit në Angli dhe ishte në akademinë e Chelseat – është favorit për të fituar çmimin.
Fituesi do të vendoset nga një përzierje votash në faqen e internetit të organizatorëve Tuttosport dhe një sërë gazetarësh evropianë.
Anësori i Chelseat, Raheem Sterling ishte lojtari i fundit anglez që fitoi çmimin në vitin 2014, kur ishte te Liverpool.
Fituesit e tjerë, përfshijnë Wayne Rooneyn, Lionel Messin, Kylian Mbappen dhe Erling Haaland.

Lojtarët e Premierligës në top 100
Harvey Elliott (Liverpool); Rico Lewis (Manchester City); Stefan Bajcetic (Liverpool); Levi Colwill (Brighton); Alejandro Garnacho (Manchester United); Evan Ferguson (Brighton); Julio Cesar Enciso (Brighton); Romeo Lavia (Southampton); Wilfried Gnonto (Leeds United); Facundo Buonanotte (Brighton); Lewis Hall (Chelsea); Maximo Perrone (Manchester City); Carney Chukwuemeka (Chelsea).
Lojtarë të tjerë anglezë të nominuar
Jude Bellingham (Real Madrid); Jamie Bynoe-Gittens (Borussia Dortmund); Samuel Iling-Junior (Juventus).
