Bellingham bën heroin, Anglia mposht Serbinë - NACIONALE

Bellingham bën heroin, Anglia mposht Serbinë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kombëtarja e Anglisë ka shënuar fitore në përballjen ndaj Serbisë, në kuadër të xhiros së parë për fazën grupore.

“Tre Luanët” i fituan pikët e plota me rezultat minimal 1:0, sfidë që doli të jetë mjaftë e hapur.

Anglia kaloi në epërsi përmes një goli të bukur me kokë të Jude Bellingham, që u asistua për mrekulli nga Bukayo Saka (13’).

Anglia mund të dyfishonte epërsinë por që Harry Kane nuk e finalizoi pasimin e bukur të Kyle Walker, derisa në këtë pjesë serbët u mbrojtën shumicën e kohës.

Në pjesën e dytë, Serbia doli të jetë më agresive duke rrezikuar me Mladenovic dhe Tadic, mirëpo Pickford vazhdoi me pritje që t’ua mohojë golin.

Kane kishte një tjetër rast të artë por sërish nuk u tregua i saktë përballë portierit mysafir.

Kësisoj, Anglia arkëton tre pikë në grupin C derisa Serbia ndodhet në vendin e fundit pa pikë.

Lajme të ngjashme