Belgjika e shkarkon trajnerin Tedesco
Kombëtarja e Belgjikës zyrtarisht e ka shkarkuar trajnerin italian, Domenico Tedesco me efekt të menjëhershëm.
“Pas një vlerësimi të detajuar, Komiteti Sportiv i RBFA vendosi sot të përfundojë bashkëpunimin me trajnerin e kombëtares, Domenico Tedesco. Ky vendim është miratuar nga Bordi i Drejtorëve. Kërkimi për një pasardhës tani është duke u zhvilluar”, thuhet në një deklaratë zyrtare nga FA belge.

Tedesco u emërua si trajner i kombëtares së Belgjikës në shkurt 2023 dhe mbikëqyri skuadrën pasi siguruan kualifikimin në EURO 2024.
Vetë turneu nuk ishte veçanërisht i favorshëm për trajnerin apo lojtarët, pasi ata përfunduan të dytët në grupin e tyre ku garuan me Ukrainën, Rumaninë dhe Sllovakinë, përpara se të eliminoheshin nga Franca në një humbje 1:0 në raundin e 1/8 së finales.
Pastaj koha e tij u pasua me një fushatë dërrmuese të Ligës së Kombeve. Pati katër humbje nga gjashtë ndeshje të fazës së grupeve, duke përfshirë një humbje 1:0 në shtëpi ndaj Italisë. Azzurri gjithashtu barazoi 2:2 me 10 lojtarë kundër Djajve të Kuq belg në tetor pas kartonit të kuq të Lorenzo Pellerginit në pjesën e parë.
39-vjeçari Tedesco, i cili gjithashtu ka në CV-në e tij Schalke, Spartak Moskë dhe RB Leipzig, tani është në dispozicion për mundësitë e ardhshme.