Behrami: Asnjë kombëtare s’do të luajë kundër nesh, e kanë shtuar respektin për Zvicrën - NACIONALE

Behrami: Asnjë kombëtare s’do të luajë kundër nesh, e kanë shtuar respektin për Zvicrën

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ish futbollisti Valon Behrami beson se Zvicra e ka fituar respektin e të gjithëve dhe asnjë kombëtare nuk dëshiron të përballet me ta në “Euro 2024”.

Zvicra zhvilloi një paraqitje fantastike ndaj Gjermanisë, duke barazuar me rezultat 1:1 ndërsa avancoi tutje si pozitë e dytë nga grupi A.

Behrami ka dhënë një opinion për “20min.ch”, ku u shpreh se asnjë kombëtare nuk do të dëshironte më të përballej me Zvicrën.

Zvicra zhvilloi një lojë perfekte ndaj Gjermanisë në 99 për qind të kohës. 1 për qind është e mjaftueshme për një top kombëtare si Gjermania ta shpëtojë vetën me një barazim. Edhe pse u ndje si humbje për tifozët dhe lojtarët, nuk ka asgjë për t’u mërzitur nëse përfundon si pozitë e dytë”.

Në shumë aspekte, Zvicra ishte thjesht e shkëlqyer. Mbrojtja rreth Akanji, Rodriguez dhe Schar kryen një punë fantastike dhe nuk thuajse nuk bërë gabimi. Gjermanët e kishin topin, por zviceranët parandaluan secilën lëvizje të rrezikshme. Plani me Reider në formacionin titullar, që e mbajti Toni Kroosin për një kohë të gjatë, punoi në mënyrë perfekte”.

Kjo do t’iu sjellë kundërshtarëve dhimbje të madhe koke. Pavarësisht kush do të jetë kundërshtari ynë në raundin e 16-të, jam i bindur se askush s’dëshiron të luajë kundër nesh. Nuk kemi pse t’i frikësohemi ndonjë kundërshtari, sepse të gjithë kanë më shumë respekt për ne. Kombëtarja kishte tre strategji komplet ndryshe ndaj Hungarisë, Skocisë dhe Gjermanisë”.

Nga eksperienca mund të them se Zvicra është skuadra më e mërzitshme për trajnerët në turne. Është e paparashikueshme dhe nuk mund të përgatitësh, thjesht nuk e di si do të luajnë”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Zvicra do të përballet me Italinë në 1/8 e finales së “Euro 2024”.

Lajme të ngjashme