Befason Ronaldo - Pa asnjë trofe me Al Nassr, por thotë se kaloi 'njërin nga sezonet më të mira' të karrierës
Ylli portugez, Cristiano Ronaldo, ka befasuar me atë që ka thënë së fundmi. Pavarësisht se nuk ka fituar asnjë trofe këtë sezon me Al Nassr, ai tha se ka kaluar njërin nga sezonet më të mira të karrierës.
Superylli portugez ka qenë në gjendje të ruajë standarde të jashtëzakonshme individuale në moshën 39-vjeçare, me 50 gola të regjistruar në të gjitha garat për herë të parë që nga viti 2016 – kur ai ishte te Real Madrid. Kjo e ka lejuar Ronaldon të bëjë histori si golashënuesi më i mirë në Ligën Pro Saudite gjatë një sezoni të vetëm, duke u bërë gjithashtu njeriu i parë që fiton Këpucën e Artë në katër vende të ndryshme.

Ronaldo kur mori çmimin e tij për golashënuesin më të mirë, tha: “Kjo do të thotë shumë. Ndihem shumë i lumtur. Është ndoshta një nga sezonet më të mira që kam pasur ndonjëherë në karrierën time për sa i përket golave, por edhe asistimeve. Të them të drejtën do të thotë shumë sepse është puna ime. Duhet të jem i sinqertë dhe të them se nuk është diçka që kërkoja në fillim të sezonit, por me kalimin e kohës fillova të shoh se ishte e mundur. Kështu që, kam mundësinë të falënderoj bashkëlojtarët e mi, sepse pa ekipin asgjë individualisht nuk do të ishte e mundur – por ndihem shumë krenar që theva rekordin e ligës saudite. Është e mrekullueshme për mua, ndihem i lumtur dhe ky është motivimi im për të luajtur futboll, për të stërvitur çdo herë dhe për të vazhduar kështu.”
Ronaldo ka 64 gola në total në 69 ndeshje për Al Nassr, por përfundoi si nënkampion në Ligën Pro Saudite dhe në Kupën e Kampionëve në 2024. Ai e mbylli sezonin me lot, por duke kërkuar një të ardhme të ndritur, ai shtoi: "Mendoj se qëllimet për çdo sezon janë të njëjtat, është të bësh më të mirën dhe të fitosh tituj. Nëse është e mundur, të mbledh edhe [trofetë] individualë, por qëllimi im është të jem i njëjti – të jem i njëjti Cristiano që patë këtë sezon, të bëj më të mirën time, të arrij objektivat me Al Nassr dhe me kombëtaren time të Portugalisë si më mirë. Të ruaj nivelin tim është ajo që kërkoj.”
.jpg?auto=webp&format=pjpg&width=3840&quality=60)
EURO 2024 është gara e radhës në axhendën e Ronaldos, me sulmuesin me formë 'të përhershme' që kërkon të ndjekë një tjetër trofe të madh me Portugalinë, ndërsa ndërton rekordin e tij prej 206 paraqitjesh dhe 128 golave për vendin e tij.