Befason Man Unitedi, i vendos çmim të lartë Antonyt
Manchester Unitedi është i interesuar për ta shitur brazilianin Antony pas dy sezoneve zhgënjyese, sidoqoftë ka befasuar klubet e interesuara duke kërkuar një vlerë mjaftë të lartë.
Braziliani kaloi te “Djajtë e Kuq” nga Ajaxi në vitin 2022, në një marrëveshje 85 milionë euro mirëpo tani është vetëm zgjedhja e katërt për Erik ten Hag prapa Marcus Rashford, Amad Diallo dhe Alejandro Garnacho.
Unitedi tani është vendosur përfundimisht për ta shitur Antonyn, sidomos nëse klubi anglez dështon ta sigurojë një vend në Ligën e Kampionëve për edicionin tjetër, pasi kuptohet do të kenë edhe probleme financiare.
Mirëpo, “Daily Mail” raporton se Unitedi ka ambicie për ta shitur brazilianin për plot 40 milionë funte.
Ajo që e bën edhe më të “pamundur” këtë marrëveshje është se Antony nuk është gati të zbresë pagën, ngase te Unitedi fiton rreth 150 mijë funte për javë.
Mundësia e vetme për të arritur një marrëveshje të këtij lloji mbetet Arabia Saudite, pa harruar faktin se ka edhe katër vite në kontratën aktuale me klubin anglez.
Përndryshe, Antony në verë u lidh me një kalim në Brazil sidoqoftë preferoi të qëndronte dhe të luftonte për një vend te Unitedi.
Ai këtë herë ka qenë vetëm një herë titullar në Carabao Cup, ku shënoi penallti, në fitoren 7:0 kundër Barnsley.