Befason Ferizaji, shënon fitore në udhëtim te Gjilani - NACIONALE

Befason Ferizaji, shënon fitore në udhëtim te Gjilani

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ka filluar java e nëntë e Superligës së Kosovës në futboll, ku Gjilani u përball sot me Ferizajn, me këta të fundit që shënuan fitore 2:1.

Pas një pushimi pothuajse 10 ditor nga futbolli i klubeve, elita e futbollit kosovar filloi sot.

Ferizaj u kujdes që java e nëntë në Superligë të niste me befasi, ngase Gjilani konsiderohej favorit për ta fituar këtë ndeshje, edhe për faktin se luante në shtëpi.

Mysafirët dolën shpejt në epërsi në këtë përballje. Ishte Edon Sadriu ai që shënoi për 1:0 në minutën e 14-të, kur u asistuar nga Çlirim Avdulli.

Avdulli luajti rol kyç edhe në golin e dytë të minutës së 44-të, por kësaj radhe asistoi për Abdeed Abdul, me këtë të fundit që shënoi për 2:0.

Me dy gola epërsi, Ferizaj, shkoi në pushim prej 15 minutave.

Ferizaj shënoi gol edhe me të filluar pjesa e dytë, por VAR e anuloi atë.

Vendasit filluan të sulmonin me ngulm, por krejt çfarë arritën të bënin ishte një gol në minutën e 71-të, nga Senad Jarovic, që u konfirmua nga VAR.

Deri në fund nuk pati ndryshim në rezultat, me Jamal Arago të Gjilanit që u ndëshkua me të kuq në minutat e fundit.

Ferizaj kështu triumfoi 2:1 në këtë ndeshje, dhe tani kanë 10 pikë të grumbulluara pas nëntë ndeshje, duke kaluar Gjilanin që mbetet me nëntë pikë në nëntë ndeshje.

Lajme të ngjashme