Befason Berbatov: Man United dhe Chelsea garojnë për titull, Liverpool jashtë top katërshes - NACIONALE

Befason Berbatov: Man United dhe Chelsea garojnë për titull, Liverpool jashtë top katërshes

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish sulmuesi Dimitar Berbatov thotë se Man United dhe Chelsea do të garojnë për titull, derisa Liverpool, Newcastle Utd dhe Tottenham do të mbesin jashtë top katërshes.

Pavarësisht që Arsenal dhe Man City shihen si favoritë nga shumë analistë, kështu nuk mendon ish sulmuesi i “Djajve të Kuq”.

Berbatov në një intervistë së fundmi ka dhënë një parashikim të gjatë për fituesin e Premierligës, top katërshen si dhe skuadrat që do të bien nga liga.

Nuk do të them Man City sërish. Sigurisht dua që Man United ta fitojë Premierligën. Mendoj se kampioni do të jetë ndërmjet Man Unitedit ose Chelseas”.

Më pëlqen mënyra e punës së Chelseas, sidomos kur nuk e pret. Më pëlqen Pochettino si trajner gjithashtu, dua ta shoh duke pasur sukses në Angli me një trofe”.

Top katërshja? Kompeticioni për top katër është arsyeja pse Premierliga është e mirë për ta shikuar. Skuadrat si Aston Villa, Newcastle United, Brighton dhe Tottenham mund të garojnë. Man City, Man United dhe Chelsea do të jenë në top katër”.

Nëse Man United nuk hynë në top katër atëherë do të jetë sezon i tmerrshëm. Arsenal do të hyjë gjithashtu, duhet të garojnë për titull dhe të mos kënaqen me vendin e dytë si sezonin e kaluar. Nuk po përfshijë Liverpool, Tottenham ose Newcastle”.

Bien në Championship? Është bërë një kohë e gjatë që kur Luton Town luajti në këtë kampionat dhe do të jetë test i vështirë për të qëndruar. Kur je i ri, të gjithë gishtat të drejtohen, prandaj të shohim nëse Luton mund t’ia dalë”.

Luton do të bie, por mund t’i befasojnë të gjithë. Sheffield United ka qenë në Premierligë shumë, më kujtohet kur luaja ishin shumë të fortë dhe i bullizonin kundërshtarët, por mendoj se do të bien gjithashtu”.

Burnley ka ambicie të mëdha me Kompany në krye dhe do të jetë kënaqësi për t’i parë. Por, mendoj se Burnley, Luton dhe Sheffield do të vuajnë më së shumti”.

Lajme të ngjashme