Bayerni nis bindshëm rrugën për mbrojtjen e titullin, e demolon Frankfurtin
Bayern Munich ka nisur Bundesligën në mënyrën më të mirë të mundshme duke e mposhtur Eintracht Frankfurtin në shtëpinë e tyre me rezultat bindës 6:1.
Ndonëse Frankfurt kishte përkrahjen e tifozëve të shumtë, të cilët jo vetëm që ishin të zhurmshëm por edhe disa minuta e bënë fushën të padukshme nga mjetet piroteknike. Kjo përkrahje nuk i ndihmoi asgjë, pasi që skuadra e Julian Nagelsmann ishte në formë të jashtëzakonshme dhe e uritur për të shënuar sa më shumë.
Pjesa e parë
Bayern Munich e filloi ndeshjen furishëm që nga minuta e parë e takimit, me një dominim në çdo pjesë të fushës.
Kur kaluan vetëm pesë minuta lojë, ishte Joshua Kimmich ai që shënoi një gol mjaftë të bukur nga gjuajtja e lirë.
Mesfushori gjerman e vuri re këndin e zbrazur të portierit Kevin Trapp, dhe saktësisht goditi për toke, duke shënuar me ndihmën e shtyllës.
Joshua Kimmich just scored one of the cheekiest freekicks you'll ever see ⚽🎯
— Birdiefootball (@birdiefootball) August 5, 2022
pic.twitter.com/heN0tEAr48
Nuk vonoi as goli i dytë për të kuqtë, ku vetëm pas gjashtë minutash nga goli i parë, pra në minutën e 11-të, shënoi Benjamin Pavard. Ishte një harkim i Kimmich që shkoi te Hernandez i cili nga afërsia dështoi të shënoi e pastaj nga topi i kthyer Muller tentoi në mënyrë artistike e nga ai top i kthyer mbrojtësi francez goditi bukur për të shënuar për rezultatin 2:0.
Just in 10 minutes, Bayern Munich doubled the lead against Frankfurt.🔥
— Noxwin (@noxwin12) August 5, 2022
⚽️10' Benjamin Pavard
Live Odds: https://t.co/LHgJLiv60L#SGEFCB #FCBayern #Bundesliga pic.twitter.com/egox6SkQKc
Goli i parë në fanellën e Bayernit për Sadio Manen, erdhi në minutën e 29-të të takimit, që rrjedhimisht ishte edhe goli i tretë në ndeshje. Ishte një harkim nga Gnabry në gjysmë distancë, ku pastaj Mane e dërgoi topin me kokë prapa krahëve të Trapp.
SAIDO MANE!!!
— ESPN FC (@ESPNFC) August 5, 2022
His first goal in the Bundesliga for Bayern 🔥 pic.twitter.com/MjNj6wi5A5
Minuta e 36-të e takimit ishte vetëm dëshmia se Frankfurti po fundosej. I riu Jamal Musiala shënoi nga afërsia pas një asistimi nga Thomas Muller, për rezultatin 4:0.
Yeah I think Bayern’s new system with Gnabry, Müller, and Musiala all floating into different positions around Mane is going to work just fine.
— Dave Giovanazzi (@SF_DavidGio) August 5, 2022
5 different goal scorers before halftime made it hard to choose which was the best sequence
pic.twitter.com/ZMdk5BdJg6
Bayerni shënoi edhe golin e pestë në pjesën e parë, dy minuta para se gjyqtari të fishkëllente. Ishte sërish Muller me një asistim, por tani për Gnabryn i cili nga afërsia shënoi për rezultatin final të pjesës së parë 5:0.
Bayern Munich are up 5-0 against Eintracht Frankfurt at halftime in the first game of the Bundesliga season pic.twitter.com/KZwhNZAcwY
— ZEbet Nigeria (@ZEbetNG) August 5, 2022
Pjesa e dytë
Fillimi i pjesës së dytë ishte më i zbehtë në të dy anët.
Ishte trajneri i skuadrës vendase, Oliver Glasner, ai që ndërmori hapat e parë për ndryshim, pasi e pa që nga pjesa e parë se diçka nuk po shkonte me skuadrën e tij. Në intervalin kohor prej dy minutave ai bëri tre zëvendësime, duke inkuadruar në lojë Kristijan Jakic, Randal Muani dhe Christopher Lenz në vend të Borres, Rodes dhe Lindstromit.
Zëvendësimet kryen sado pak punë, pasi që lehtësisht ndeshjen në pjesën e dytë po e kontrollonte Eintracht Frankfurt.
Rasti i parë në pjesën e dytë i takoi Frankfurtit, e cila me anë të sapoinkuadruarit në fushë, Jakic, shënoi gol në minutën e 55-të pas një dalje të gabuar të Manuel Neuer, por që me ndihmën e VAR, ky gol u anulua për pozitë jashtë loje dhe rezultati mbeti ai i pjesës së parë 5:0.
❌ NO GOAL!! VAR denies @eintracht a glimmer of hope 😥@eintracht 0-5 @FCBayern
— beIN SPORTS (@beINSPORTS_AUS) August 5, 2022
📺 Watch LIVE via CONNECT @kayosports, @Foxtel and Fetch!! ▶️ https://t.co/dR3JmGUdy7#Bundesliga #SGEFCB pic.twitter.com/t36zhLrxH1
Golin i parë për vendasit erdhi në minutën e 64-të takimit, ishte Muani ai që hyri në fushë në minutën e 47-të i cili shënoi golin e vetëm deri atëherë për Frankfurtin. Neuer mbajti më shumë seç duhej topin në këmbë e futbollisti francez ia rrëmbeu dhe shënoi lehtësisht në golin bosh.
Manuel Neuer and @FCBayern finally showing their human side. A goal really out of nothing. (5-1) pic.twitter.com/IiW84oogPJ
— Michael Lahoud (@MikeLahoud) August 5, 2022
Nga goli i shënuar i Frankfurtit e deri në minutën e 83-të të takimit nuk kishte diçka interesante për t’u cekur, me Bayernin që tashmë e kishte marrë ndeshjen me qetësi për shkak të rezultati të thellë, ndërsa Frankfurti nuk e kishte forcën e duhur.
Kur kishin mbetur edhe tetë minuta lojë, Musiala shënoi edhe golin e tij të dytë personal në ndeshje dhe golin e gjashtë për Bayernin, për rezultatin 6:1.
Leroy Sane, i cili u inkuadrua në pjesën e dytë, asistoi për Musialan, i cili me një veprim individual në hapësirë të ngushtë realizoi një gol të mirë nga afërsia.
The goal of the day for Bayern Munich of 19-year-old Jamal Musiala!💫#FCBayern #SGEFCB #Bundesligapic.twitter.com/iOYQrpeRpo
— Noxwin (@noxwin12) August 5, 2022
Pas golit të gjashtë të takimit për Bayernin, më nuk pati asgjë nga loja. Kështu Bayerni duke e nisur me këmbë të mbarë luftën për mbrojtjen e titullit me një fitore bindëse ndaj Frankfurtit me rezultat 6:1.
Përmbledhjen e të gjitha golave në një vend mund ta shikoni këtu