Bayerni e nis me barazim vitin 2023, ndalet nga Leipzigu
Kampioni në fuqi i Gjermanisë, Bayern Munich, nuk ka arritur më shumë se një barazim 1:1 në ndeshjen e parë të Bundesligës në vitin 2023, duke u ndalur në udhëtim te Leipzigu.
Kampionati gjerman si zakonisht nis më vonë se të gjitha ligat më të forta evropiane dhe kjo sot ishte ndeshja e parë për këtë vit.
Vitin 2022, Bayerni e mbylli në pozitën e parë pas 15 ndeshjeve të zhvilluara me 34 pikë, katër më shumë se vendi i dytë, Freiburg dhe gjashtë më shumë se Leipzig.
Sa i përket ndeshjes, Bayerni pati posedimin e topit nën kontroll gjatë gjithë ndeshjes, por 90 minutat u mbizotëruan nga një monotoni në fushë, duke pasur shumë pak raste të pastra shënimi.
Një gol u shënua në pjesën e parë dhe një në të dytën për epilogun finale të takimit me rezultat 1:1.
Ishte fillimisht Eric Maxim Choupo-Moting që shënoi golin e parë të ndeshjes për Bayernin në minutën e 37-të dhe me këtë rezultat dy skuadrat shkuan në pushimin mes dy pjesëve.
RB Leipzig [1] - 1 Bayern Munich - Marcel Halstenberg 52'
Video RB Leipzig [1] - 1 Bayern Munich - Marcel Halstenberg 52' was uploaded to Streamin.me on Jan 21, 2023.
Leipzig reagoi menjëherë në pjesën e dytë, ku me anë të mbrojtësit gjerman, Marcel Halstenberg, rezultati u barazua në 1:1 në minutën e 52-të të takimit.
Bundesliga Soccer | ESPN 2
RB Leipzig 0-1 Bayern Munich - Choupo-Moting 37'
Ky gol shënoi rezultatin përfundimtar të takimit dhe tani Bayerni i lejon hapësirë Freiburgut të afrohet më shumë afër kreut, pasi ka pesë pikë diferencë por me një ndeshje më shumë, ndërsa Leipzig e rrezikon pozitën e tretë nga Frankfurt dhe Union Berlin që kanë dy pikë më pak dhe një ndeshje për të zhvilluar në ditët në vazhdim.
Përmbledhja nga ndeshja Leipzig - Bayern Munich: