Bayern Munichu i pamëshirshëm, luan tenis me Holstein Kielin - NACIONALE

Bayern Munichu i pamëshirshëm, luan tenis me Holstein Kielin

1 vit më parë

nga NACIONALE

Bayern Munich ka shënuar fitore të thellë në udhëtim te skuadra e sapo promovuar në Bundesliga, Holstein Kiel.

“Bavarezzët” s’u treguan aspak të mëshirshëm duke fituar me rezultat 1:6, në kuadër të xhiros së tretë të kampionatit gjerman.

Jamal Musiala pas vetëm 25 sekondave kaloi Bayernin në epërsi (1’).

Gjashtë minuta më vonë, ishte Harry Kane që e dyfishoi epërsinë pas asistimit të Serge Gnabryt (7’).

Situata veçse u përkeqësua për vendasit me Remberg që shënoi autogol, në përpjekje për ta larguar topin (13’).

Ndërsa, ishte prapë Harry Kane që u përkujdes për golin e katërt veçse këtë herë u asistua nga Kinslay Coman (43’).

Transferimi i verës Olise, e realizoi golin e parë në fanellën e Bayernit për ta dërguar rezultatin në 0:5 (65’).

E tëra që bëri skuadra vendase ishte goli i nderit, i shënura nga Gigovic pas asistimit të Puchacz (82’).

Kurse, fitoren në fund e vulosi Harry Kane, duke e kompletuar njëkohësisht edhe het-trikun nga pika e bardhë (90+1’).

Bayern tani merr primatin në Bundesliga me nëntë pikë, kurse Kiel renditet në fund pa pikë.

Lajme të ngjashme