Bayern Munichi merr barazimin e tretë me radhë, konfirmon formën e dobët në vitin 2023
Gjiganti gjerman, Bayern Munich, sërish nuk ka arritur më shumë se një barazim 1:1 ndaj Frankfurtit, kështu duke mos gjetur ende fitoren në rifillimin e sezonit.
Kjo është ndeshja e tretë me radhë që bavarezët barazojnë me rezultat të njëjtë, pasi kështu e nisi me Leipzig e me Kolnin në javët paraprake.
Ndeshjet ku po luajnë të drejtuarit e Julian Nagelsmann, gjithmonë e më shumë po janë të mërzitura, edhe pse me dominim të posedimit por me shumë pak raste të krijuara.
Për dallim nga ndeshja e kaluar ku barazimi erdhi fal një goli nga Kimmich në minutat e fundit të takimit, kësaj radhe Bayerni avancoi e para me anë të golit të Leroy Sanes në minutën e 34-të pas asistimit të Thomas Muller.
Bayern Munich [1] - 0 Eintracht Frankfurt - Leroy Sane 34'
Video Bayern Munich [1] - 0 Eintracht Frankfurt - Leroy Sane 34' was uploaded to Streamin.me on Jan 29, 2023.
Me epërsinë 1:0, bavarezët shkuan në pushimin e mes pjesëve, për t’u kthyer në një pjesë edhe më monotone se ajo e para.
Bayern Munich nuk tregoi asgjë në 45 minutat e dyta, madje nuk arriti të dërgonte asnjë goditje në drejtim të portës, ndërsa Frankfurt në gjuajtjen e parë në 90 minuta lojë shënuan.
Ishte sulmuesi francez, Randal Kolo Muani, i cili po kalon në formë të jashtëzakonshme, ai që shënoi për barazimin e rezultat 1:1 në minutën e 69-të.
Bayern Munich 1 - [1] Eintracht Frankfurt - Randal Kolo Muani 69'
Video Bayern Munich 1 - [1] Eintracht Frankfurt - Randal Kolo Muani 69' was uploaded to Streamin.me on Jan 29, 2023.
Deri në fund të takimit nuk pati asgjë nga ndeshja, dhe Bayerni nuk mund të jetë aspak i kënaqur me formën që po kalon.
Tashmë bavarezët kanë vetëm një pikë më shumë se vendi i dytë, Union Berlin, kështu duke e vënë në rrezik mbrojtjen e titullit kampion, ndërsa Frankfurt është e pesta momentalisht me një pikë më shumë se Dortmund e pozitës së gjashtë, që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
