Bayern Munich në 'frymën e fundit' barazon ndaj Kolnit - NACIONALE

Bayern Munich në 'frymën e fundit' barazon ndaj Kolnit

7 muaj më parë

nga Vivianit Gërguri

Kampioni në fuqi i Bundesligës, Bayern Munich, assesi të këndellet në këtë rifillim të sezonit, ku pas barazimit në ndeshjen e parë të vitit 2023, tani është ndalur edhe nga Kolni me rezultat të njëjtë 1:1, duke i dhënë mundësinë skuadrave më poshtë në tabelë që të afrohen dhe më shumë në luftën për titull.

Barazimi 1:1 ndaj Leipzigut, nuk i ka bërë fare mirë bavarezëve, pasi që nuk kanë arritur që as në ndeshjen e dytë të marrin pikët e plota, duke barazuar me skuadrën e pozicionuar në vendin e 12-të para kësaj ndeshje.

Bayerni ishte dominuese në takim, siç është pothuajse në çdo ndeshje, me posedimin e topit të pati deri në 76%, ndërsa krijoi edhe raste të mira shënimi, por iu mungoi finalizimi i aksioneve, ndërsa në anën tjetër, Kolni në rastin e parë dhe të vetëm gjatë tërë 90 minutave, shënoi për golin e saj.

Image

Goli i minutës së katërt, doli të ishte fatal për Bayernin.

Shënues për golin hapës të takimit ishte Ellyes Skhiri, i cili shënoi për 1:0, pas asistimit të qendërmbrojtësit, Julian Chabot.

Kampioni dhe lideri gjerman arriti ta barazonte rezultatin krejt në fund të takimit, me anë të Joshua Kimmich, për të shpëtuar të paktën një pikë nga kjo ndeshje.

Bayern Munich [1] - 1 FC Koln - Joshua Kimmich 90'

Video Bayern Munich [1] - 1 FC Koln - Joshua Kimmich 90' was uploaded to Streamin.me on Jan 25, 2023.

Bayern Munich vazhdon të mbetet në pozitën e parë me 36 pikë në 17 ndeshje të zhvilluara, e ndjekur nga Leipzig me 32 pikë dhe Frankfurt me 30, ndërsa Koln nga pozita e 12-të ku ishte para kësaj ndeshje, momentalisht ka kaluar në pozitën e 10 me 21 pikë të grumbulluara.

Lajme të ngjashme