Bayern Munich vazhdon ndjekjen e Leverkusenit, e mposht Union Berlinin
Bayern Munich ka triumfuar në ndeshjen që s’ishte zhvilluar në xhiron e 13-të në Bundesliga ndaj Union Berlinit.
“Bavarezzët” triumfuan me rezultat minimal 1:0, sfidë që ishte e hapur nga minuta e parë.
Bayern dominoi bindshëm gjatë tërë takimit. Matthijs de Ligt Coman dhe Sane kishin disa raste shënimi në pjesën e parë, mirëpo dështuan t’i finalizojnë.
Sidoqoftë, në aksionin e parë pasi nisi pjesa e dytë, Raphael Guerreiro u gjend në vendin e duhur duke përfituar nga një top i kthyer për të kaluar Bayernin në epërsi (46’).
Nëntë minuta më vonë, Bayern krijoi një aksion të mrekullueshëm me Leroy Sanen që dribloi për mrekulli duke asistuar për Harry Kane, mirëpo që u anulua për pozitë jashtë loje.
Union Berlin gjithashtu kishte mundësi që të bënte befasi, qoftë për ta fituar vetëm një pikë por Roussillon dështoi të shënonte nga afërsia.
Kësisoj, Bayern Munich tani renditet në pozitën e dytë në kampionatin gjerman me 44 pikë të mbledhura, katër më pak se lideri Baer Leverkusen derisa Union Berlin qëndron në vendin e 15-të me 14 sosh.