Bayern Munich triumfon ndaj Arsenalit dhe kualifikohet në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve - NACIONALE

Bayern Munich triumfon ndaj Arsenalit dhe kualifikohet në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve

1 javë më parë

nga NACIONALE

Është mësuar edhe gjysmëfinalisti i tretë i Ligës së Kampionëve. Bayern Munich ka shënuar fitore minimale 1:0 ndaj Arsenalit në ndeshjen kthyese, por e mjaftueshme për të kaluar në mesin e katër skuadrave më të mira evropiane.

Baverezët nuk e kanë pasur sezonin më të mirë të mundshëm, pasi humbën titullin në Gjermani dhe shpresa e vetme për trofe këtë vit është Liga e Kampionëve.

Skuadra e udhëhequr nga Thomas Tuchel barazoi në Londër një javë më parë me rezultat 2:2, që ishte rezultat shumë i mirë duke ditur që ndeshja e kthimit do të zhvillohej në Gjermani.

Pas një pjese të parë pa gola, me Arsenalin si skuadër për një nuancë më të mirë, bavarezët e morën ndeshjen në kontrollë në pjesën e dytë, aty ku arritën të shënonin dhe menaxhuan deri në fund rezultatin.

Guerreiro asistoi shumë bukur në zonë, me kapitenin Joshua Kimmich që realizoi gol të bukur me kokë për 1:0 në minutën e 63-të.

Deri në fund nuk pati më gola, dhe Bayern Munich me rezultat të përgjithshëm 3:2 kalon në gjysmëfinale, duke iu bashkangjitur Dortmundit dhe Paris Saint-Germainit.

Bayern Munich në gjysmëfinale e pret fituesin nga ndeshja Manchester City-Real Madrid, përballja kjo që ka shkuar tashmë në vazhdime.

Lajme të ngjashme