Bayern Munich refuzon ofertën e parë të Man Unitedit për De Ligt
Bayern Munich thuhet se e ka refuzuar ofertën e parë të Manchester Unitedit për mbrojtësin Matthijs de Ligt.
Skuadra e Erik ten Hag dëshiron të përforcohet me një qendërmbrojtës, vetëm pak pasi e kompletuan blerjen e Leny Yoros nga Lille për 62 milionë euro.
“BILD” raporton se drejtuesit e gjigantit anglez dërguan ofertë në vlerën e 30 milionë eurove, por u refuzua menjëherë nga Bayerni.
Sipas raportit, “Bavarezzët” duan 50 milionë euro plus bonuset për ta lejuar holandezin të largohet nga “Allianz Arena” në këtë afat veror.
Manchester United offer €35 Mio for Matthijs de Ligt (24). FC Bayern has rejected the offer
— Christian Falk (@cfbayern) July 22, 2024
❇️ FC Bayern demand €50 Mio plus add-ons
❇️ Bayern have to sell players to buy new players
❇️ Negotiations between the clubs continue@BILD_Sport @altobelli13
Ten Hag e njeh mjaftë mirë De Ligt falë kohës që kaluan së bashku te skuadra e Ajaxit, ndërsa tekniku holandez tentoi ta merrte qysh atëherë kur mori drejtimin e Man Unitedit.
Ndërkohë, Bayern Munich është i hapur për ta shitur ngase duan të marrin Jonathan Tah, por një veprim të tillë nuk mund ta realizojnë pa e shitur ish yllin e Juventusit.
Negociatat mes klubeve pritet të vazhdojnë në ditët në vijim, me shpresën që të arrihet marrëveshja para se të nis sezoni i ri.