Bayern Munich ofron 100 milionë euro për Harry Kane, kërkon nga Tottenhami të vendosë sa më shpejt - NACIONALE

Bayern Munich ofron 100 milionë euro për Harry Kane, kërkon nga Tottenhami të vendosë sa më shpejt

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Pak kohë pasi u paralajmërua se Bayern Munich i kishte vendosur afat kohor për pranimin e ofertës Tottenham Hotspurit për yllin e tyre Harry Kane, kampionët e Bundesligës kanë bërë një ofertë zyrtare të përmirësuar.

Bayerni ka synuar një sulmues gjatë gjithë verës, pasi që nga largimi i Robert Lewandowski, atyre u mungon një numër nëntë në fushë. Sipas Sky Sports, kampionët gjermanë kanë dorëzuar një ofertë me vlerë më të madhe se 100 milionë euro për Kane, i cili ka vetëm një vit të mbetur në kontratën e tij me Spurs. Skuadra e Daniel Levy mund të detyrohet te shesë me këtë çmim, pasi rrezikon e humbjen e 30-vjeçarit falas verën e ardhshme.

PSG po mendon gjithashtu të bëjë një lëvizje të vonuar për sulmuesin anglez, raporton Get French Football News. Parisienët kanë probleme të shumta në fazën sulmuese. Ata tashmë e kanë humbur Lionel Messin nga Inter Miami dhe e ardhmja e Kylian Mbappe është gjithçka tjetër veçse e qartë në këtë pikë, me lojtarin që nuk dëshiron të nënshkruajë një kontratë të re në kryeqytetin francez.

Harry Kane Tottenham July 2023

Oferta e fundit e Bayern Munich, duket më serioze se të tjerat, duke u afruar pak a shumë në çmimin e kërkuar nga skuadra londineze, por bavarezët kërkojnë që kjo ofertë e tyre të shqyrtohet deri në mesnatën e së premtes, në të kundërtën do të tërhiqen nga një transferim i tillë.

Lajme të ngjashme