Bayern Munich e refuzon Ronaldos sërish, edhe tani që është pa klub - NACIONALE

Bayern Munich e refuzon Ronaldos sërish, edhe tani që është pa klub

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kampioni gjerman Bayern Munich e ka hedhur poshtë sërish mundësinë për të nënshkruar me Cristiano Ronaldon, anipse ai është lojtar i lirë tani pasi u largua nga Manchester Unitedi javën e kaluar.

Ronaldo është në kërkim të një klubi të ri, pasi Unitedi vendosi t’ia ndërpresë kontratën para kohe si kundërpërgjigje ndaj intervistës së tij kontroverse me gazetarin britanik Piers Morgan në fillim të këtij muaji.

Sulmuesi portugez, 37 vjeç, bëri trysni për t’u larguar nga Old Trafford edhe në verë dhe menaxheri i tij Jorge Mendes i ishte afruar Bayernit për të biseduar për një marrëveshje të mundshme atëherë.

Por Bayerni e kishte refuzuar mundësinë për të nënshkruar me Ronaldon në verë dhe duket se e ka bërë përsëri tani në afatin kalimtar dimëror.

“Ne jemi marrë me këtë çështje tashmë”, tha Oliver Khan, shefi ekzekutiv i Bayernit.

Ne e kemi ide të qarta, filozofi të qartë se si duam që skuadra jonë të jetë. Ne e vlerësojmë Ronaldon, nuk ka dyshim. Por Ronaldo nuk i përshtatet ideve tona”, shtoi ai.

Por Khan nuk e hodhi poshtë që Bayerni të nënshkruajë me sulmuesin e Tottenhamit, Harry Kane, në verë.

Natyrisht, ai është lojtar shumë i mirë, por ka lojtar të tjerë të mirë. Ne merremi me shumë lojtarë dhe nuk është në rregull të flasim për një lojtar që ka kontratë me një klub tjetër”, nënvizoi ai.

Lajme të ngjashme