Bayer Leverkuseni i Granit Xhakës marshon sigurt drejt titullit kampion, fiton me përmbysje të madhe ndaj Hoffenheim
Bayer Leverkusen ka shënuar fitore të madhe me përmbysje të rezultatit në çastet e fundit ndaj Hoffenheim, për të marshuar drejt titullit të parë kampion në histori të klubit.
Lideri i Bundesligës e dominoi tërësisht takimin në çdo repart të fushës, por dështuan të realizonin deri në minutat e fundit, ku ishin duke humbur që nga pjesa e parë.
Zhvillohej minuta e 33-të, kur ish-lojtari i Manchester United, Wout Weghorst, asistoi për Beier, i cili kaloi mysafirët në epërsi, në rastin e vetëm të kësaj skuadre deri në atë minutë.
Pjesa e parë përfundoi me këtë rezultat, me përmbysjen që do të vinte në 45 minutat e dyta.
Robert Andrich barazoi rezultatin në minutën e 88-të, kur u asistua nga Jonathan Tah.
Teksa për fitoren e madhe shënoi sulmuesi Patrik Schick në minutat shtesë.
Leverkuseni tani me këtë fitore ka 73 pikë, 13 më shumë se Bayern Munich, kur kanë mbetur deri në fund edhe shtatë xhiro për t'u zhvilluar.