Barcelona siguron gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit, mposht minimalisht Sociedadin
Barcelona mposhti 1:0 Sociedadin dhe arriti që të kualifikohet në gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit. Paraqitja e katalonasve ishte më bindëse sesa që mund të reflektojë fitorja e arritur në këto shifra.
Trajneri i Barcelonas, Xavi Hernandez, po arrin që t’i korrë frytet e para të punës së tij në drejtimin e skuadrës. Pasi fitoi Superkupën e Spanjës, tani ai është në rrugë të duhur që të vazhdojë drejt një dritare tjetër, ku do të mund të triumfonte. Pra, në Kupën e Mbretit.
Krejt kjo pas fitores së rëndësishme që Barcelona arkëtoi këtë mbrëmje, duke mposhtur me rezultat të ngushtë Sociedadin.
Skuadra vendëse qartësisht mbizotëroi në qarkullim të topit, duke qenë gjithmonë nën kontroll të ndeshjes. Edhe pse pati disa mundësi të mira shënimi në pjesën e parë, skuadra katalonase nuk ia doli që ta zhbllokojë rezultatin e sfidës.
Gjërat u lehtësuan edhe më shumë për Barcelonan kur në minutën e 40-të u ndëshkua me karton të verdhë Mendez. Kësisoj, Sociedadi mbeti me një lojtar më pak.
Këtë gjë e bëri tek në fillim të pjesës së dytë. Ishte Dembele ai që kaloi në epërsi skuadrën e tij. Këtë e bëri në minutën e 52-të, pasi hyri mirë në zonë dhe goditi furishëm. Portieri kundërshtar nuk pati reflekset e duhura dhe nuk arriti që ta presë goditjen. Kështu, topi përfundoi në rrjetë.
Deri në përfundim të takimit Barcelona arriti ta menaxhojë mjaft mirë kapitalin prej një goli që krijoi, duke konfirmuar kështu fitoren e radhës. Ky ishte rezultati i gjashtë rresht pozitiv për ekipin “blaugrana”.
Përmbledhja e ndeshjes Barcelona - Sociedad:
