Barcelona rivalizon klubet angleze për Alexander Isak
Barcelona është interesuar për të nënshkruar me yllin e Newcastle Unitedit Alexander Isak në verë.
Skuadra katalunase po punon për të marrë një qendërsulmues të ri, për të zëvendësuar Robert Lewandowski, i cili do të jetë 37-vjeç kur të nis edicioni 2026/27.
Edhe pse polaku po vazhdon të impresionojë, ku ka shënuar 31 gola në 33 ndeshje, Barcelona është e etur për të nënshkruar me një lojtar më të ri, i cili do t’iu ndihmojë për një periudhë më afatgjate.
Sipas “Mundo Deportivo”, Barcelona e sheh Isak si pasuesi i Lewandowskit, megjithatë marrëveshja vlerësohet si shumë e vështirë për t’u kompletuar.
Suedezi kërkohet me ngulm edhe në Premierligë, nga rivalët si Arsenal e Liverpooli, të cilët gjithashtu janë të dëshpëruar për të gjetur një numër 9 të ri.
Arsenali ndër të tjera edhe u largua nga gara për Ollie Watkins në janar, vetëm që të nënshkruajë me Isak në verën e ardhshme.
Isak nuk do ta refuzonte asnjërin klub ngase e njeh mirë edhe La Liga-n, shkaku i kohës së kaluar te Real Sociedadi, skuadër ku luajti para kalimit te Newcastle.
Opsione tjera për Barcelonën mbeten edhe Victor Gyokeres i Sporting CP si dhe Jonathan David i Lille.