Barcelona nis negociatat me klubin anglez për Ferran Torresin
Barcleona ka nisur negociatat për shitjen e sulmuesit Ferran Torres te klubi anglez, Aston Villa.
Katalunasit tashmë disa herë janë njoftuar nga La Liga se duhet të shesin futbollistë, e një ndër të sakrifikuarit mesa duket do të jetë spanjolli që e transferuan vitin që lamë pas.
Siç raporton “Sport”, Barcelona dhe Aston Villa tashmë kanë hapur zyrtarisht negociatat për ta kompletuar shitjen e Torresit, atë para 30 qershorit.
Arritja e Mateu Alemany te Aston Villa gjithashtu ka shpejtuar negociatat që tashmë janë të avancuara dhe pritet që dy klubet të gjejnë marrëveshje.
Barcelona nuk mund ta shesë Torresin për më pak se 42 milionë euro shkaku që e bleu te Man City për 55 milionë, ku po vazhdon të paguajë para më keste për ish yllin e Valencias.
Unai Emery gjithashtu mendon se mund ta bind lojtarin që të rikthehet në Premierligë, aty ku do të jetë një nga lojtarët kryesorë te skuadra e Villas.
Torres këtë edicion s’ka pasur minutazhë të madhe nga Xavi Hernandez që preferon që anësorët të jenë Raphinha dhe Ousmane Dembele, prandaj kjo mund të ndikojë që ta konsiderojë të ardhmen.
Barcelona ëndërron rikthimin e Leo Messit andaj edhe po vazhdojnë të vendosin disa futbollistë në shitje.