Barcelona mposht Bilbaon, shkon sërish në +9 pikë ndaj Real Madridit
Barcelona ka arritur fitore shumë të rëndësishme përball Athletic Bilbaos me rezultat minimal 1:0, për të shkuar sërish në +9 pikë në krye të La Ligës, me ndjekësin më të afërt Real Madridin.
Më meritore për këtë fitore padiskutim ishte Marc Ander Ter Stegen me pritjet e tij të jashtëzakonshme, ndërsa golin e vetëm e shënoi Raphinha në pjesën e parë.
Barcelona ishte më e mirë gjatë tërë takimit në kontrollimin dhe posedimin e topit, por me raste më së shumti rrezikuan Bilbao, duke iu afruar tre herë golit, por heroi i takimit ishte portieri gjerman që mbajti portën e paprekur.
Goli i vetëm i takimit u shënua në minutat shtesë të pjesës së parë nga anësori brazilian i Barçës, Raphinha, pas një asistimi shumë të mirë nga Sergio Busquets.
Pas kësaj, Barcelona rrezikoi vetëm edhe një herë me një goditje në drejtim të portës, ndërsa Bilbao kishte rastin që jo vetëm të barazonte por edhe të kalonte në epërsi.
Vendasit arritën të shënonin krejt në fund, por me shqyrtimin e rastit në VAR, doli që mesfushori bask, Iker Munian kishte luajtur me dorë gjatë ndërtimit të aksionit dhe rezultati mbeti po ai i përfundimit të pjesës së parë, 1:0. VIDEO
Krejt në fund, në skenë sërish doli heroi i takimit Ter Stegen që priti edhe një shans të Bilbaos dhe kjo fitore për Barcelonën erdhi falë tij.
FINAL #AthleticBarça 0-1
— LaLiga (@LaLiga) March 12, 2023
El @FCBarcelona_es consigue los tres puntos en San Mamés.#LaLigaSantander pic.twitter.com/qIjBbwks0Y
Barcelona tani ka 65 pikë në 25 ndeshje, nëntë më shumë se Real Madridi, ndërsa Bilbao mbetet në pozitën e nëntë, duke humbur mundësinë për t’u ngjitur në pozitën e shtatë.