Barcelona me vështirësi e eliminon skuadrën e ligës së tretë spanjolle, kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Mbretit
Ndonëse në një moment ishte duke humbur, Barcelona është rikthyer për të fituar ndaj skuadrës së ligës së tretë spanjolle, Unionistas, me rezultat 3:1, për të kaluar në çerekfinale të Kupës së Mbretit.
Edhe pse dy nivele më poshtë, vendasit nuk u treguan aspak inferior në këtë takim, duke pasur disa raste shënimi, me Barcelonën që ishte vetëm më konkrete, por jo shumë më e mirë.
Të parët që kaluan në epërsi ishin Unionistas, kur mesfushori Alvaro Gomez shënoi për 1:0 në minutën e 31-të, i asistuar nga Serrano.
#CopaDelRey | GOLAZO! What a volley by Alvaro Gomez in the 31' 🤤
— BetUS Soccer ⚽ (@BetUSSoccer) January 18, 2024
Xavi Masterclass again 🥱
📲 Bet LIVE NOW Unionistas de Salamanca vs Barcelona: https://t.co/zMyDe2JTtlpic.twitter.com/9s9p8bwSwF
Barcelona reagoi shpejt. Në minutën e fundit të pjesës së parë, ishte Joao Felix që asistoi për Ferran Torres, i cili shënoi për ta barazuar rezultatin në 1:1.
🇪🇸 Goal: Ferran Torres | Unionistas de Salamanca CF 1-1 Barcelonapic.twitter.com/9TJKtdsoxH
— FootColic ⚽️ (@FootColic) January 18, 2024
Katalunasit në pjesën e dytë shënuan edhe dy gola për të siguruar fitoren ndaj skuadrës vendase.
Në minutën e 69-të Jules Kounde e çoi skuadrën e Xavi Hernandezit për herë të parë në epërsi, kur shënoi për rezultatin 2:1.
🇪🇸 Goal: Jules Koundé | Unionistas de Salamanca CF 1-2 Barcelonapic.twitter.com/OWOAwr2Ard
— FootColic ⚽️ (@FootColic) January 18, 2024
Teksa për rezultatin përfundimtar 3:1 shënoi Alejandro Balde në minutën e 73-të, me Kounden që ishte në rolin e asistuesit.
🇪🇸 Goal: Alejandro Balde | Unionistas de Salamanca CF 1-3 Barcelonapic.twitter.com/uqXrQxq6Ib
— FootColic ⚽️ (@FootColic) January 18, 2024
Barcelona rikthehet te fitoret dhe me këtë rast kualifikohet në mesin e tetë skuadrave më të mira në Kupë të Mbretit, teksa rrugëtimi i suksesshëm për Unionistas përfundon këtu.