Barcelona me përmbysje të "çmendur" fiton ndaj Benficas - NACIONALE

Barcelona me përmbysje të "çmendur" fiton ndaj Benficas

1 vit më parë

nga NACIONALE

Barcelona ka bërë një përmbysje të çmendur për t'i fituar pikët e plota në udhëtim te Benfica.

Edhe pse ishin në disavantazh prej 4:2, blaugranasit e rikthyen në 4:5.

Pas vetëm dy minutave lojë, Vangelis Pavlidis kaloi vendasit në epërsi pas një goli nga afërsia.

Barcelona u këndell shpejtë falë Robert Lewandowskit, që ishte i saktë nga pika e bardhë (13’).

Sidoqoftë, vendasit e kthyen menjëherë avantazhin. Sërish përmes Pavlidis që përfitoi nga një dalje e panevojshme e Szczesnyt për të shënuar në portën e zbrazur (22’).

Sulmuesi grek nuk u ndal më kaq duke kompletuar het-trikun vetëm tetë minuta më vonë, ku Szczesny sërish ishte fajtori (30’).

Në pjesën e dytë, Barcelona u kthye një lojë falë golit të çuditshëm së Raphinhas, i cili shënoi me kokë nga distanca (64’).

Vetëm katër minuta më vonë, Benfica e shënoi golin e katërt që ishte autogol i Ronald Araujos (68’).

Edhe pse me dy gola disavantazh, Barcelona nuk u dorëzua. Lewandowski shënoi nga pika e bardhë për ta ngushtuar prapë epërsinë (78’).

Kurse, heroi i katalunasve doli të jetë Eric Garcia që përfitoi nga një harkim i bukur, duke e finalizuar për mrekulli (87’).

Kur askush s'e priste, në skenë doli Raphinha, i cili pas asistimit të Torres e kompletoi përmbysjen e madhe (90+6').

Barcelona mbledh 18 pikë në fazën e ligës si pozitë e dytë ndërsa Benfica renditet në pozitën e 18-të me 10 sosh.

Lajme të ngjashme