Barcelona largohet nga gara për Mikel Artetan
Barcelona duket se e ka pranuar humbjen në përpjekjet për ta bindur trajnerin Mikel Arteta.
Klubi katalunas do të jenë pa trajner qysh nga sezoni i ri, me Xavi Hernandezin që ka njoftuar se do të largohet.
Barcelona që atëherë ka kontaktuar disa trajnerë, e një ndër të preferuarit e Joan Laportas është Arteta, falë punës së mrekullueshme që ka bërë te skuadra londineze këto vitet e fundit
Mirëpo, sipas “Sport” Barcelona së fundmi ka vlerësuar se është shumë vështirë që ta marrin Artetan nga Arsenali, pavarësisht që ka vetëm 18 muaj të mbetur në kontratë.
Arteta është totalisht i fokusuar që të fitojë trofe me “Topçinjtë” dhe nuk e mendon largimin nga “Emirates”, pavarësisht që ka lidhje të forta me Barcelonën meqenëse ishte lojtar i akademisë së tyre.
Kujtojmë, muajin e kaluar kishte spekulime që Arteta e ëndërron Barcelonën, por tekniku spanjoll i quajti gënjështra duke i hedhur poshtë të gjitha këto ‘raportime’.
“Plotësisht lajme të pavërteta. Nuk e di nga erdhën dhe nuk janë të vërteta. Jam shumë i zemëruar”.
“Nuk mund ta besoja. Nuk e di nga vinin dhe nuk kishte as burime. Jam në vendin e duhur me njerëzit e duhur. Siç e kam thënë shpesh herë, jam duke investuar në një rrugëtim të bukur me këtë klub, lojtarët, stafin dhe tifozët tanë”.
Në listën e Barcelonës mbesin edhe kandidatë të tjerë, si Hansi Flick dhe Thomas Tuchel.