Barcelona konsideron transferimin e Thiago Alcantaras - NACIONALE

Barcelona konsideron transferimin e Thiago Alcantaras

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Barcelona është duke konsideruar ta rikthejë në skuadër mesfushorin e Liverpoolit Thiago Alcantara.

Mediat britanike kanë bërë të ditur se Liverpool nuk do t’ia rinovojë kontratën spanjollin dhe janë të hapur për të dëgjuar oferta.

Me ardhjen e hungarezit Szoboszlai dhe argjentinasit MacAllister, minutazha e Thiagos do të bëhet edhe më e vogël në “Anfield”, prandaj një largim i mundshëm këtë verë nuk do të ishte i pamundur.

Sipas “Sport”, Barcelona në orët e fundit ka shikuar mundësitë për të nënshkruar me spanjollin.

Pavarësisht lëndimeve të shpeshta, Thiago mund të luajë në katër pozita në mesfushë gjë që mund t’i konvenojë më së miri Xavi Hernandezit.

Përpos kësaj, Thiago në të kaluarën edhe ka qenë bashkëlojtar i Xavit, i cili e di më së miri se sa mund t’i ndihmojë kjo skuadrës.

Deri më tani, Barcelona nuk ka bërë ndonjë ofertë konkrete por po e konsideron si opsion të mundshëm.

Kujtojmë, presidenti Joan Laporta në intervistën e fundit tregoi se Barcelonës i nevojitet edhe dy mesfushorë si dhe një mbrojtës i krahut për t’u kompletuar

Lajme të ngjashme