Barcelona konsideron ofertë huazimi për Jadon Sanchon - NACIONALE

Barcelona konsideron ofertë huazimi për Jadon Sanchon

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Barcelona është duke konsideruar të bëjë një ofertë për sulmuesin Jadon Sancho dhe duan ta huazojnë në afatin dimëror.

E ardhmja e anglezit në “Old Trafford” mbetet në dyshime pas kritikave publike të Ten Hag, derisa edhe nuk po stërvitet më me ekipin.

Sipas mediumit katalunas “Sport”, Barcelona është në dijeni të situatës dhe do të ishin të interesuar për ta huazuar gjatë janarit.

Man United ishte i hapur për shitjen e Sanchos në ditët e fundit të afatit veror dhe shpresonin që lojtari ta pranonte kalimin në Arabinë Saudite mirëpo nuk dihet nëse do ta lejonin t’i bashkohej gjigantit spanjoll.

I pyetur nëse Sancho do të luajë më për Man Unitedin, ten Hag para humbjes ndaj Brightonit deklaroi: “Nuk e di. Nesër kemi një ndeshje të mëdha, jam i fokusuar aty”.

“Nuk e di sa do të vazhdojë problemi disiplinor, por as që më intereson. Më duhet të mendoj si ta përparoj skuadrën. Duhet të marrë vendimet e duhura”.

“E përgatis skuadrën në mënyrën më të mirë, vendos të gjithë gatishmërinë time në lojtarët që janë të gatshëm. Ai nuk është momentalisht, prandaj s’është i rëndësishëm sepse s’mundet të kontribuoj”.

Lajme të ngjashme