Barcelona e refuzon Paul Pogban
Mesfushori Paul Pogba i është ofruar Barcelonës, sidoqoftë katalunasit kanë vendosur për të mos e vlerësuar si opsion.
Presidenti Joan Laporta ka vlerësuar se mesfushori nuk është i duhuri për skuadrën spanjolle, pavarësisht që do të bëhet agjent i lirë brenda një kohe të shkurtër.
Pogbas iu zbrit dënimi për përjashtim nga futbolli, prej 4 viteve në vetëm 18 muaj nga CAS-i, që nënkupton se ka të drejtë të luajë në marsin e vitit 2025.
Juventusi ka nisur gjithashtu bisedimet për t’ia ndërprerë kontratën, kurse lojtari tashmë iu është afruar Barcelonës, por që këta të fundit s’kanë qenë të interesuar.
Presidenti Laporta e ka vlerësuar vite më parë shumë lartë francezin sidoqoftë, nuk e sheh më si opsion shkaku që Barcelona ka emra të talentuar si Gavi, Pedri, Frenkie de Jong dhe Dani Olmo.
Për Pogban, opsion tjetër mbetet edhe skuadra franceze Marseille ndërsa kërkohet edhe larg Evropës, më saktësisht në MLS dhe Arabinë Saudite.
Pogba ndërkohë pritet të bëhet me skuadër të re në janar, ku do të ketë të drejtë të stërvitet me ekipin, para se të zhvillojë ndeshjet e para zyrtare dy muaj më vonë.