Barcelona e mbyll me humbje sezonin, mposhtet nga Celta Vigo
Kampioni i Spanjës, Barcelona ka pësuar humbje në udhëtim te Celta Vigo, në kuadër të xhiros së 38-të në La Liga.
Katalunasit dominuan ndaj Celtas, por këta të fundit shënuan fitore të ngushtë 2:1 për ta siguruar qëndrimin në La Liga edhe për një tjetër sezon.
Barcelona shënoi pas vetëm 11 minutave me Franck Kessie, por që u anulua nga VAR-i për pozitë jashtë loje.
Pas kësaj, Celta kaloi në epërsi me anë të Haris Seferovic që shënoi pas një asistimi të Gabri Veiga.
Vendasit vazhduan me këtë dominim duke dyfishuar epërsinë me anë të Gabri Veiga, që realizoi një gol fantastik nga distanca (66’).
E tëra që bëri Barcelona ishte goli i nderit i shënuar nga Ansu Fati që shënoi me kokë pas një harkimi të Ousmane Dembeles (80’).
Celta tani i shpëtoi rënies duke qenë në pozitën e 13-të me 43 pikë derisa Barcelona e mbyll këtë edicion me plot 88 pikë.