Barcelona e eliminon Osasunan, 'prek' finalen e Superkupës së Spanjës - NACIONALE

Barcelona e eliminon Osasunan, 'prek' finalen e Superkupës së Spanjës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Barcelona ka siguruar “biletën” për në finale të Superkupës së Spanjës, duke mposhtur Osasunan në gjysmëfinale.

Edhe pse skuadra e Xavi Hernandezit ishte favorit i padiskutueshëm, hasën mjaftë vështirësi duke triumfuar me rezultat 2:0.

Ndeshja doli të jetë mjaftë e barabartë nga minuta e parë, me Osasunan që rrezikoi më shumë nga fillimi.

Barcelona kishte rastin për të kaluar në epërsi mirëpo si Ferran Torres ashtu edhe Robert Lewandowski dështuan të shënojnë nga afërsia.

Osasuna gjithashtu bëri paraqitje fantastike, duke krijuar një aksion mahnitës në stilin “tiki-taka”, megjithatë Budimir në fund dështoi të shënonte.

Dallimin e bëri ylli polak Robert Lewandowski që përfitoi një asistim fantastik i Ilkay Gundoganit dhe menjë goditje precize i dha epërsinë kataluansve (61’).

Osasuna tentoi deri në fund që ta barazonte rezultatin duke rrezikuar sërish me Budimir, mirëpo Inaki Pena vazhdoi me pritje të njëpasnjëshme duke ia mohuar golin.

Fitoren e vonshme të Barçës e vulosi talenti spanjoll Lemine Yamal, pas një asistimi të bukur të Joao Felixit (90+2').

Kësisoj, Barcelona kualifikohet në finalen e Superkupës së Spanjës – ku do të përballet me rivalin e përbetuar Real Madrid.

Lajme të ngjashme