Barcelona do ta mbajë në mend Interin për një kohë të gjatë, thotë Simone Inzaghi - NACIONALE

Barcelona do ta mbajë në mend Interin për një kohë të gjatë, thotë Simone Inzaghi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, beson se Barcelona nuk do ta harrojë për një kohë të gjatë barazimin 3:3 me Interin në Camp Nou, i cili për klubin katalonas nënkupton pothuajse asnjë gjasë për ta kaluar grupin në Ligën e Kampionëve.

Interi e kishte epërsinë dy herë në ndeshje, përfshirë në minutën e 88-të, por Robert Lewandowski me dy gola e shpëtoi Barçën nga disfata dhe rrëzimi i menjëhershëm nga gara më prestigjioze evropiane për klube.

Para ndeshjes, Inzaghi ishte kritikuar në Spanjë se do të vinte në Camp Nou për t’u mbrojtur, pasi e kishte mundur 1:0 Barçën në ndeshjen e parë.

I pyetur për këtë pas barazimit 3:3, Inzaghi tha: “Hakmarrje kundër kujt? Kundër atyre në Spanjë që më quajtën katanaqo (trajner me futboll tejet mbrojtës). Rrëfimi se si ekipet e mia luajnë futboll flet vetë. Nuk kam pse të hakmerrem.

“Barça e ka vetëm një barazim në La Liga, tani ata do ta mbajnë në mend Interin për një kohë të gjatë”, shtoi ai.

Bayern Munich si lider i grupin e ka siguruar kalimin në mesin e 16 më të mirëve tashmë dhe Barcelona do të shkojë në Ligën e Evropës nëse pëson disfatë kundër Bayernit në përballjen e radhës.

Katalonasit duhet t’i fitojë dy ndeshjet e mbetura kundër Bayernit dhe Viktora Plzen dhe të shpresojnë se Interi do të lëshojnë pikë në të dy ndeshjet e tij kundër Plzen dhe Bayern, për të mbetur në Ligën e Kampionëve.

Edhe pse skuadra e tij është me një këmbë në fazën e eliminimit direkt, Inzaghi tha se pendohet që nuk e arritën këtë para kohe në Camp Nou.

“Duke fituar ne do ta kishim siguruar kalimin tutje dy ndeshje para përfundimit të fazës grupore, por tani e kemi lojën me Plzen. Djemtë i urova për një ndeshje madhështore, ne krijuam shumë raste shënimi dhe vuajtëm kur u desh të vuanim”, nënvizoi ai.

Lajme të ngjashme