Barcelona dëshiron ta blejë Mbappen
Pavarësisht problemeve të shumta financiare, Barcelona dëshiron ta blejë yllin francez, Kylian Mbappe, kështu duke shkaktuar goditjen më të madhe në afatin kalimtar të verës së vitit 2023, shkruan Mundo Deportivo.
24-vjeçari nuk është në momentin më të mirë të tij, pasi humbi në finale të Kupës së Botës ndaj Argjentinës në penallti, pavarësisht se ishte pothuajse i vetëm që luftoi deri në fund për t’ia sjellë Botërorin e dytë radhazi kombëtares së tij.

Pikërisht humbja ndaj Lionel Messit, bashkëlojtarit të tij te Paris Saint-Germain, mund të jetë strategjia e Barcelonës, duke marrë parasysh se presidenti i kampionit francez tashmë ka bërë një marrëveshje në princip me babanë e argjentinasit, Jorge Messi, për vazhdimin e kontratës, e cila mbaron më 30 qershor.

Deri tani, krejt çfarë dimë është se skuadra e preferuar e sulmuesit francez është Real Madridi, por me skuadrën mbretërore tashmë gjakrat janë ftohur, duke parë marrëveshjen në çastet e fundit të Mbappes me PSG-në për vazhdimin e kontratës në verën që lamë pas, kur lojtari flitej se kishte marrëveshje me presidentin Perez e gjithashtu edhe afati kalimtar i vitit 2021, kur u raportuar se ishte punë e kryer për transferimin e 24-vjeçarit te gjiganti spanjoll.

Vetë Mbappe, i cili u sulmua nga shumë tifozë madrilen, ka vendosur që më e mira për të është të nënshkruajë me Barçën. Ai nuk dëshiron as ta ndajë dhomën e zhveshjes me një lojtar që askush nga kampi francez nuk e gëlltit, Karim Benzema, thotë Mundo Depertivo.
Çka e ndihmon Barcelonën, është marrëveshja e fundit e Mbappes ku është e përfshirë një klauzolë që ai mund ta lejë PSG-në kurdo që ai ka një arsye bindëse. Gjithashtu zemërimi me krejt çka ndodhi në festimet e Argjentinës ku ishte edhe Messi i përfshirë është një arsyeje shumë e fort. Kjo marrëveshje mund të bëhet me një shkëmbim në mes, ku do të ofrohej Ousmane Dembele në anën e kundërt, shkruan mediumi i afërt me klubin katalanas.



