Barcelona, Atletico Madrid dhe AC Milan kontaktojnë Chelsean për Aubameyang
Sulmuesi Pierre-Emerick Aubameyang është duke u kërkuar nga Barcelona, Atletico Madrid dhe AC Milan, pasi do të largohet nga Chelsea në afatin veror.
Ylli nga Gaboni u largua nga lista e "Bluve" për Ligën e Kampionëve për t'i bërë vend transferimeve të janarit.
Aubameyang iu bashkua klubit londinez vetëm verë e kaluar nga Barcelona duke nënshkruar kontratë dyvjeçare me opsion vazhdimi për 12 muajt e ardhshëm.
Mirëpo, trajneri Graham Potter e ka përdorur më së shumti Kai Havertz këtë edicion, e sidomos tani me ardhjen e Joao Felix - Aubameyang pritet të ketë edhe më pak minuta.
Pa përmendur faktin që "Blutë" ka shpenzuar shumë para për të siguruar nënshkrime si Enzo Fernandez dhe Mykhailo Mudryk.
Kësisoj, "Daily Mail" raporton se Aubameyang do të largohet nga "Stamford Bridge" në verën e ardhshme dhe Barcelona, Atletico Madrid dhe AC Milan tashmë kanë nisur kontaktet e para për të nënshkruar me ish yllin e Arsenalit.
Thuhet se të gjitha skuadrat preferojnë një marrëveshje huazimi duke shprehur gatishmëri për të paguar pagat e lojtarit për tërë sezon.
Ndërkohë, Chelsea do të kërkojë edhe një sulmues tjetër në afatin e verës, gjithnjë nëse Romelu Lukaku mbetet te Interi.
