Barcelona afër të mbetet duarbosh, Arsenal avancon në bisedime me Merinon
Arsenal është afër ta mposhtë Barcelonën për të siguruar shërbimet e mesfushorit Mikel Merino të Real Sociedadit.
Skuadra londineze që disa kohë e ka bërë prioritet spanjollin, sidomos pas paraqitjeve të këtij të fundit në “Euro 2024”, ku trajneri Mikel Arteta ka mbetur i mahnitur.
Gazetari Fabrizio Romano raporton se Arsenali është gati të avancojë në bisedime me Merinon e pastaj të nis negociatat me Real Sociedadin.
“Arsenali është gati të avancojë në bisedime me Mikel Merinon në javën e ardhshme, pas kontakteve pozitive”.
“Nuk është emri i vetëm në listë, por mirë i pozicionuar. Kërkohet çmimi i tij, prandaj kërkesa e Real Sociedadit do të ketë rol kyç”.
“Arteta e vlerëson shumë, sapo ESR (Emile Smith Rowe) të largohet, Arsenali mund të procedojë në blerjen”, shkroi ndër të tjera italiani.
🚨🔴⚪️ Arsenal are prepared to advance in talks with Mikel Merino's camp next week, after positive contacts.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 28, 2024
He's not only name on list but well positioned; price tag requested by Real Sociedad will be key.
Arteta appreciates him; as soon as ESR leaves, Arsenal can proceed. pic.twitter.com/Z9o91NrnMn
Ndërkohë, për Merinon në garë mbetet edhe Barcelona por klubi katalunas e ka bërë prioritet afrimin e Nico Williams dhe Dani Olmo, andaj marrëveshja e mundshme me spanjollin ka ngecur.
Ditët e ardhshme do të jenë vendimtare me Merinon që preferon qëndrimin në Spanjë, por nuk do ta refuzonte edhe kalimin në Londër te Arsenali i Artetas.