Balotelli u rikthye në Serie A pas katër vitesh, u ndëshkua me karton të verdhë pesë minuta pasi hyri në fushë - NACIONALE

Balotelli u rikthye në Serie A pas katër vitesh, u ndëshkua me karton të verdhë pesë minuta pasi hyri në fushë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Mario Balotelli bëri paraqitjen e tij të parë në Serie A pas katër vitesh, duke u inkudruar në lojë si zëvendësues, në fitoren 1:0 të Genoas ndaj Parmës, teksa mori karton të verdhë vetëm pas pesë minutash në fushë.

Balotelli hyri në lojë në minutën e 86-të dhe u ndëshkua në kohën shtesë për një faull.

Ish-reprezentuesi italian nënshkroi me Genoan e kërcënuar për rënie javën e kaluar, pasi ka luajtur për herë të fundit në divizionin më të lartë të Italisë me klubin e vendlindjes Brescia në sezonin 2019-2020.

Seria pa fitore e Parmës arriti në nëntë ndeshje me këtë humbje, edhe pse nikoqiri pati shanse më të mira në pjesën e parë, me Valentin Mihaila dhe Anas Haj Mohamed që ishin afër hapjes së rezultatit.

Por Genoa mori kontrollin pas pushimit, pasi Morten Thorsby iu anulua një gol pas 49 minutash dhe Andrea Pinamonti goditi shtyllën pak më vonë. Pinamonti shënoi golin e fitores me 11 minuta të mbetura, kur ai shënoi pasi topi iu kthye nga gjuajtja e ulët e Jeff Ekhator.

Kjo ishte fitorja e parë e Genoas që kur mposhti Monzën më 24 gusht dhe e zhvendosi ata nga fundi i renditjes në vendin e 17-të, ndërsa Parma gjendet në vendin e 15-të.

Lajme të ngjashme