Balotelli: Luaj me vetëm 20% të aftësive, ndryshe Messi e Ronaldo s’do të kishin kaq shumë Topa të Artë
Mario Balotelli pajtohet me ish-menaxherin e vet Mino Raiola se është faji i tij kryekëput pse Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo kanë fituar aq shumë Topa të Artë.
Sulmuesi italian ka qenë gjithmonë i bekuar me aftësi të mëdha për futbollin, por qëndrimet e tij i kanë shkaktuar telashe vazhdimisht gjatë karrierës.
Janë disa prej këtyre të metave të tij që nuk e kanë lejuar ta përmbushë potencialin e madh që ka pasur dhe ta arrijë niveli e më të mirëve në planet.

Balotelli e pranon këtë dhe thotë se mungesa e përpjekjeve të tij ka ndihmuar që Messi e Ronaldo ta kenë pasur më të lehtë t’i fitojnë 12 Topa të Artë së bashku.
Balotelli zbuloi mesazhin që ia kishte dhënë ish-përfaqësuesi i vet Raiola, i cili vdiq në vitin 2022.
“Raiola gjithmonë më thoshte se të njëjtën gjë: Nëse Messi dhe Ronaldo kanë kaq shumë trofe të Topit të Artë, është faji yt. Ai kishte të drejtë, sepse shumë shpesh unë kam luajtur me vetëm 20% të aftësive të mia”, tha Balotelli.
Balotelli tani luan për Sionin në Zvicër dhe beson ende ka shumë për t’i dhënë lojës së futbollit, veçanërisht kombëtares së Italisë, për të cilën është paraqitur 36 herë.
“Kur e vesh fanellën e kaltër (Italisë), ndjesia është e jashtëzakonshme. Gjithmonë kam kaluar mirë me Mancinin (trajnerin e Italisë), nuk është e vërtetë që ne u fjalosëm në Manchester City. Ende ndiej se jam i denjë për kombëtaren”, shtoi ai./Nacionale/
