Ballkani sfidon Bate Borisovin, synon grupet e Ligës së Konfernecës - NACIONALE

Ballkani sfidon Bate Borisovin, synon grupet e Ligës së Konfernecës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kampioni i Kosovës Ballkani do ta sfidojë Bate Borisov në kuadër të raundit të play-offit për Ligën e Konferencës.

Skuadra e Ilir Dajës është shumë afër ta përsërisë suksesin e vitit të kaluar, duke mbërritur në fazën e grupeve të kompeticionit të lartpërmendur.

Edhe pse mysafirët mbesin favorit shkaku i eksperiencës së madhe në Evropë, klubi kosovar do të bëjë çmos që t’i mposhtë.

Lajmi i keq për Dajën është padyshim mungesa e dyshes Lindon Emërllahu dhe Qëndrim Zyba që kanë qenë fantastik në ndeshjet e kaluara evropiane.

“Largimi i Albion Rrahmanit, lëndimi i Lindon Emërllahut dhe i Qëndrim Zybës bëjnë që Ballkani të mos jetë në formën optimale për këtë sfidë. Gjithsesi kjo nuk do të jetë për justifikim sepse ne duam të japim më të mirën nesër”, u shpreh në konferencë për shtyp të mërkurën trajneri Ilir Daja.

Derbi mes Ballkanit dhe Borisovit zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” më fillim nga ora 20:45.

Lajme të ngjashme