Ballkani përballet me Hamrunin në Podujevë, publikohen formacionet zyrtare
Kampioni i Kosovës, Ballkani, sot synon fitoren në 'shtëpi' ndaj kampionit të Maltës, Hamrun Spartans, në kuadër të raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.
Të dy këto skuadra pësuan humbje në penallti në fazën e parë kualifikuese në Ligë të Kampionëve, për të arritur këtu.
Ndeshja e parë do të zhvillohet sot (e martë) në Podujevë, në stadiumin Zahir Pajaziti, me fillim nga ora 18:00.
Kur ka mbetur shumë pak deri në fillimin e ndeshjes, të dy trajnerët kanë publikuar formacionet zyrtare.
Ilir Daja vazhdon t'i besojë skemës 4-3-3.
Ballkani (4-3-3): Koliçi; Halili, Jashanica, Thaqi, Potoku; Inacio, Emërllahu, Ismajlgeci; Kryeziu, Karrica dhe Walid Hamidi.
Në anën tjetër, trajneri i Hamrun, Alessandro Zinnari, e preferon skemën 3-4-3.
Hamrun Spartans (3-4-3): Bonello; Borg, Emerson, Mayron; Ellul, Elionay, Prsa, Vitao; Letherby, Mbong, Lopes.
Gjyqtarët e kësaj ndeshje janë nga Austria. Kryesori është Walter Altmann, që ndihmohet nga Witschnigg dhe Hartl, ndërsa i katërt është Florian Jager.
Kujtojmë se ndeshja kthyese mes këtyre skuadrave zhvillohet saktësisht pas një jave, më 30 korrik, me fillim nga ora 20:00.