Ballkani ndalet nga Dukagjini, Trepça’89 me një lojtar më pak barazon me Gjilanin, Drenica pa gola me Malishevën - NACIONALE

Ballkani ndalet nga Dukagjini, Trepça’89 me një lojtar më pak barazon me Gjilanin, Drenica pa gola me Malishevën

3 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Sot janë zhvilluar edhe tre takimet e fundit të javës së 13-të të Superligës së Kosovës, ku Ballkani nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë në udhëtim te Dukagjini me barazimin 1:1, i njëjti rezultat ishte edhe në ndeshjen Trepça’89 e Gjilani, por që mitrovicasit ishin me një lojtar më pak që nga fillimi i ndeshjes, ndërsa ndeshja Drenica – Malisheva ka përfunduar pa gola.

Dukagjini – Ballkani

Kampioni i Kosovës në fuqi nuk ka arritur më shumë se një barazim në Klinë kundër Dukagjinit, në një ndeshje ku skuadra vendase në shumë fraksione u tregua më e rrezikshme me rastet e krijuara.

Ishte Dukagjini që shënoi fillimisht një fol me anë të Dior Zabërgjës në minutën e 55, por që goli u anulua nga VAR-i pasi ishte në pozicion jashtë loje.

Nuk vonoi shumë dhe Ballkani shënoi golin e epërsisë, ishte lojtari më në formë i Ballkanit, Armend Thaqi që asistoi për Albion Rrahmanin, i cili e konkretizoi në gol këtë aksion për 1:0 në minutën e 62-të.

Kur po shkohej drejt fundit të takimit, Dukagjini arriti të barazonte gjithçka.

Ishte një ndërhyrje e Lumbardh Dellovës në zonën e rrezikshme, që gjyqtari me ndihmën e VAR-it e akordoi penallti, të cilën Altin Mërlaku e shënoi gol për 1:1 në minutën e 77-të.

Ky ishte rezultati përfundimtar i ndeshjes dhe tani Ballkani bënë një gabim në ndjekje të pozitës së parë.

May be an image of text that says '០ FFK FULL TIME P00 KLINE KF DUKAGJINI FC BALLKANI 1:1 Altin AltinMerlaku Merlaku aibi MALL'

Drenica – Malisheva

Ndeshja e zhvilluar në Bajram Aliu në Skenderaj mes Drenicës e Malishevës nuk prodhoi asnjë gol.

Drenica ishte më kërkuese në ndeshje me disa raste të krijuara por pa arritur të konkretizonte rastet.

Malisheva për pjesën më të madhe të 45 minutëshit të dytë luajti me një futbollist më pak.

Ky barazim nuk i konvenon aspak skuadrës mysafire që po gjendet në një pozitë jo shumë të favorshme, në zonën e rrezikshme të tabelës.

May be an image of 4 people, people playing football, people standing and grass

Trepça’89 – Gjilani

Gjilani assesi të këndellet, pas humbjes së mesjavës, kësaj radhe ka barazuar me Trepçën’89, këta të fundit për pjesën më të madhe të ndeshjes ishin me një futbollist më pak.

Ishte minuta e nëntë e takimit kur Lulzim Peci u ndëshkua drejtpërdrejtë me karton të kuq për mitrovicasit, duke ia vështirësuar shumë punët skuadrës që po kërkon këndelljen në Superligë.

Skifterët arritën ta shfrytëzonin epërsinë numerike në fushë duke shënuar një gol në pjesën e parë me anë të Baton Zabërgjës në minutën e 41-të.

Por me të filluar pjesa e dytë, Minatortë u kthyen në ndeshje me anë të sulmuesit, Christian Mba që shënoi për 1:1 në minutën e 50-të.

Ky doli të jetë edhe rezultati përfundimtar i takimit.

Tabela pas javës së 13-të në Superligën e Kosovës

Lajme të ngjashme