Ballkani humb në udhëtim te Slavia, Sivasspor merr pikët e para ndaj Cluj
Kampioni i Kosovës, Ballkani, ka humbur në udhëtim te Slavia Praha në ndeshjen e dytë në grupe në kuadër të Ligës së Konferencës me rezultat 3:2, ndërsa përballja tjetër e grupit mes Cluj e Sivasspor ka përfunduar me fitoren 1:0 të këtyre të fundit.
Slavia Praha – Ballkani
Edhe pse skuadër shumë më me vlerë ajo nga Çekia, kjo në pjesën e parë nuk është se u vërejt shumë, edhe pse aty u shënuan të gjitha golat e takimit, por suharekasit kishin epërsinë dy herë gjatë takimit, me disa pakujdesi që mundësuan që Slavia të kthehej në lojë dhe të shënonte fitoren.
Golin e parë të takimit e shënoi anësori Ermal Krasniqi në minutën e 23-të për 1:0, pas një akisoni të bukur të filluar me një pasim nga Korenica në krah te Armend Thaqi që pastaj dërgoi një top mjaftë të mirë në zonë për të shënuar lehtësisht Krasniqi.
Çekëve iu deshën vetëm tre minuta për t’u kthyer në lojë, ku pas një gabimi të Stivi Frashërit, u shënua golin i barazimit 1:1.
Ballkani arriti sërish të dalë në epërsi, kësaj radhe me anë të Korenicës, me asistimin e Albion Rrahmanit në minutën e 29-të për 2:1.
Edhe kësaj radhe epërsia nuk zgjati shumë, pas katër minutave, Peter Olayinka, u kujdes që rezultati të barazohej në 2:2 pas asistimit të Masopust.
Deri në fund të pjesës së parë u shënua edhe një gol, goli i përmbysjes.
Ishte përfaqësuesi i Çekisë, Masopust që kësaj radhe shënoi vet pas asistimit te goli paraprak. Goli u shënua në minutën e 41-të dhe doli të jetë i fundit për 3:2.
Në pjesën e dytë nuk pati më gola dhe krejt çka vlen të cekët është kartoni i kuq i Astrit Thaqit në minutat e fundit të takimit, që do mungojë në ndeshjet e radhë.
CFR Cluj - Sivasspor
Pas një barazimi të marrë nga Cluj në minutat e fundit në Fadil Vokrri ndaj Ballkanit, në ndeshjen e dytë nuk arriti më shumë se një humbje ndaj Sivassporit.
Ishte vetëm një gol i realizuar nga turqit, që në fund doli të jetë vendimtar për pikët e para, pasi në ndeshjen e parë kishin barazuar me Slavia Prahan.
Shënuesi i vetëm i takimit ishte Gradel nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 28-të, për rezultatin final 1:0.
Tani, Slavia gjendet e para në tabelë me pikë të barabarta me Sivasspor, teksa Ballkani ka pozitën e fundit me pikë të njëjta me Cluj.

Ndeshjet tjera në këtë orar
Apollon 1:3 Dnipro;
Alkmaar 4:1 Vaduz;
Djurgarden 3:2 Molde;
Gent 3:0 Shamrock;
Yerevan 2:0 Slovan Bratislava;
Zalgiris 0:1 Basel.