Ballkani fiton në derbin ndaj Gjilanit, Prishtina e mposht Trepçën’89, Llapi ndalet nga Malisheva - NACIONALE

Ballkani fiton në derbin ndaj Gjilanit, Prishtina e mposht Trepçën’89, Llapi ndalet nga Malisheva

1 vit më parë

nga Vivianit Gërguri

Sot janë zhvilluar tri ndeshjet e fundit të javës së 18-të të Superligës së Kosovës, ku ndeshja kryesore ishte ndërmjet Gjilanit e Ballkanit që përfundoi me fitoren e kampionit në fuqi me rezultat 3:0, ndërsa në anën tjetër Llapi është ndalur me barazim nga Malisheva e Prishtina ka fituar 3:0 në udhëtim te Trepça’89.

Gjilani – Ballkani

Kampioni në fuqi i Kosovës ka shënuar një tjetër fitore të rëndësishme në rrugën drejt kërkimit të kreut të tabelës dhe mbrojtjen e titullit, duke fituar 3:0 në Gjilan ndaj Skifterëve.

Të dy skuadrat erdhën në këtë ndeshje nga një fitore në Kupën e Kosovës, ku u plasuan në raundin tjetër.

Në ndeshjen e zhvilluar me bari sintetik në Gjilan, suharekasit ishin më kërkues në ndeshje dhe arritën deri te rezultati i kërkuar.

Një pakujdesi në mbrojtje në minutën e 36 nga Gjilani, topi u kthye te mbrojtësi Bajram Jashanica që pati krejt kohën e botës që qetësisht të shënonte në portën e Enea Koliçit për 1:0.

Dyfishimi i epërsisë për Ballkanin erdhi në pjesën e dytë kur shënuan në minutën e 61-të të ndeshjes.

Teksa për rezultatin përfundimtar u përkujdes Ermal Krasniqi në minutën e 86-të të takimit për 3:0.

Ballkani vazhdon të mbetet në pozitën e dytë me pesë pikë më pak se lideri, Drita, ndërsa edhe Gjilani nuk lëviz duke mbetur e treta me 27 pikë të grumbulluara.

Trepça ’89 – Prishtina

Prishtina ka shënuar në udhëtim në Mitrovicë te Trepça ’89 me rezultat 3:0.

Kreshnik Uka shënoi një gol nga penalltia në pjesën e parë, Useini shënoi me të filluar pjesa e dytë dhe Ramiz Bytyqi shënoi në fund për fitoren 3:0, dhe tani afrohen më shumë afër vendit të tretë, fal edhe gabimit të Gjilanit.

Prishtina me këtë fitore afrohet në vetëm një pikë te Gjilani i vendit të tretë, duke pasur parasysh se ka edhe një ndeshje tjetër më pak të zhvilluar, ndërsa mbetet e parafundit në tabelë.

Malisheva – Llapi

Në ndeshjen tjetër të zhvilluar në Liman Gega gola nuk pati ndërmjet Malishevës e Llapit dhe ndeshja përfundoi me barazim 0:0.

Malishevasit shënuan një gol në fundin e lojës, saktësisht në minutën e 85-të, por goli u anulua nga gjyqtari anësor për pozitë jashtë loje.

Malisheva me këtë barazim nuk bënë ndonjë lëvizje në tabelë dhe mbetët në zonën e rrezikshme, ndërsa Llapi dy pozita më lartë, pra në të gjashtën.

Tabela momentale pas javës së 18-të:

Lajme të ngjashme