Babai i yllit të Liverpoolit lirohet dy javë pasi u kidnapua nga guerilët
Pas pothuajse dy javë nga rrëmbimi i tij nga Ushtria Çlirimtare Kombëtare (ELN), babai i yllit të Liverpoolit, Luis Diaz, është liruar.
Luis Manuel Diaz u lirua të enjten dhe aktualisht është në duart e një komisioni humanitar të përbërë nga Kombet e Bashkuara dhe Kisha Katolike, raporton Blu Radio.
Grupi i armatosur ia dorëzoi Luis Manuel Díaz një komisioni humanitar të përbërë nga Zyra e Ombduspersonit, Kombeve të Bashkuara, Kishëls Katolike dhe një delegacion të Kryqit të Kuq, thotë El Tiempo.
Diaz senior do të transportohet me helikopter dhe në orët në vijim do të bashkohet me familjen e tij, të cilët tashmë po festojnë lirimin e tij në vendlindjen e tyre, La Guajira.
Konferenca Episkopale e Kolumbisë ka postuar një imazh të Luis Manuelit pas lirimit të tij në rrjetet sociale.
Ata postuan: "Falënderojmë Zotin për lirimin e z. Luis Díaz! Me të tashmë janë Mons. Francisco Ceballos, peshkopi i Riohacha dhe Mons. Hector Henao, delegat për marrëdhëniet kishë-shtet, i cili formoi komisionin humanitar përgjegjës për lehtësimin e lirimit të tij”.
¡Damos gracias a Dios por la liberación del Sr. Luis Díaz! 🙏🏽Con él ya se encuentran Mons. Francisco Ceballos, obispo de Riohacha y Mons. Héctor Henao, delegado para las relaciones Iglesia-Estado, quienes conformaron la comisión humanitaria encargada de facilitar su liberación. pic.twitter.com/KK6SOvcyca
— Conferencia Episcopal de Colombia (@episcopadocol) November 9, 2023
Rrëmbimi i babait të Luis Diaz u bë më 28 tetor kur ai dhe Cilenis Marulanda, nëna e lojtarit, u ndaluan nga njerëz të armatosur me motoçikleta, për t’u kidnapuar.
Cilenis Marulanda u lirua disa orë më vonë, por kërkimi për Manuel Diaz vazhdoi përpara se qeveria kolumbiane të zbulonte se anëtarët e ELN ishin pas komplotit.
